Aktualitet

19 Shkurt 2020, 18:23 Nga DOSJA

TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të rikthehet sërish para togave të zeza, 6 muaj pasi Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor për “shpërdorim detyre.”

Pas 6 muajsh, Tahiri do të dalë para Apelit të Gjykatës Speciale Kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) për të kundërshtuar vendimin e Krimeve të Rënda. Pritet që këtë javë Apeli pranë Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit e Korrupsionit të hedhë shortin që të caktojë edhe trupën që do shqyrtojë procesin e ish-ministrit.

Përveç ish-ministrit socialist Tahiri, i cili kërkon pafajsinë, vendimi është apeluar edhe nga Prokuroria.

Ish-Prokuroria e Krimeve kërkoi 8 vite burg për Tahirin, ndërsa gjykata e dënoi me 5 vite që më pas u konvertuan në 3 vjet shërbim prove për shkak se ish-ministri përfitonte nga gjykimi i shkurtuar.

Në shtator të vitit të shkuar, pas më shumë se 13 orësh përfundoi “Gjyqi i vitit”, ai për Saimir Tahirin. Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin 5 vite burg por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet me 1/3 dhe zbret në 3 vite e 4 muaj burg e sipas Kodit Penal konvertohet në 3 vite shërbim prove. Tahiri paralajmëroi që asokohe se do ta apelonte vendimin. 

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjkko hidhet shorti per tahirin ne gjkko saimir tahiri gjkko hidhet shorti per tahirin ne gjkko saimir tahiri

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Shkurt 2020, 15:23

TIRANË- Arrestimi i 27-vjeçarit Bajram Hidri u servir pak orë më parë si një arritje e suksesshme e policisë, por në të vërtetë dosja në ngarkim të ...