Aktualitet

OFL-ja i kërkoi të justifikonte pasurinë, avokati i Ervis Martinajt: Klienti im s’është i dënuar, kërkesë ‘nul’

19 Shkurt 2020, 14:44 Nga DOSJA
OFL-ja i kërkoi të justifikonte pasurinë, avokati i Ervis

TIRANË– Avokati i Ervis Martinajt, Mirash Martini është shprehur se kërkesa e policisë pwr klientin e tij, të cilit OFL-ja i kërkoi të justifikojë pasurinë, është ‘nul’. Në një prononcim për mediat, Martini tha se klienti i tij s’është i dënuar as jashtë dhe as brenda vendit. Rrjedhimisht, sipas avokatit Martini, Ervis Martinaj nuk mund të jetë subjekt i këtij ligji, pasi nuk ka dënim.

“Kërkesa e policisë është ‘nul’.Ervis Martinaj nuk është subjekt i aktit normativ nr.1 të Kryeministrit, datë 31 janar te vitit 2020, pasi ai nuk është i denuar dhe as në hetim për asnjë nga veprat penale të parashkuara në nenin 5 të këtij Akti. Bazuar në vendimet gjyqësore që kanë shqyrtuar kërkesat e prokurorisë, rezulton se në veprimet e tij, nuk as dyshime se ai ka kryer veprën penale të vrasjes e aq më pak këtë vepër ta ketë kryer me paramendim,”- mësohet të ketë thënë Martini.

Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar sot në qytetin e Kurbinit ku i është dërguar formulari për deklarimin e burimit të pasurisë Ervis Martinajt. Ervis Martinaj, është aktualisht nën hetim për ngjarjen e ndodhur në zonën e ish-bllokut në 4 tetor 2018, ku mbeti i vdekur në vend Fabian Gaxha, dhe u plagos vetë bashkë me mikun e tij, Eljo Hato. Paralelisht, prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim tjetër për Martinajn, për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”. OFL-ja u ka dërguar formularin edhe dy vëllezërve Kaçorri, Arben dhe Valentino.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anti-kçk-ja zbret në terren ervis martinaj mirash martini ofl ne terren anti-kçk-ja zbret në terren ervis martinaj mirash martini ofl ne terren

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Shkurt 2020, 11:45

Gjendet një 65-vjeçar i vdekur në Korçë

KORÇË– Një person është gjetur i pajetë në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.18 të qytetit të Korçës.Dosja.al mëson se personi i ...