Aktualitet

Gjykata lë në burg pa afat Astrit Thaçin, grabitës serial: Kisha ankth, vjedhjet i bëja i droguar. Ja vendimi për të dash

19 Shkurt 2020, 13:42 Nga DOSJA
Gjykata lë në burg pa afat Astrit Thaçin, grabitës serial:

DURRËS– Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën e sigurisë’ arrest me burg’ pa afat për grabitësin serial Astrit Thaçi dhe “detyrim paraqitje”, për bashkëpunëtoren dhe të dashurën e tij, Adela Berisha.

Me të njëjta rroba me të cilat u arrestua, grabitësi serial Astrit Thaçi u shfajsua në sallën e gjyqit duke theksuar se ishte penduar për veprimet e tij.

“Kam qenë nën efektin e drogës, kam qenë shumë në ankth”, mësohet të jetë shprehur ai para gjykatës.

Versionin e klientit ka mbajtur edhe avokati Gramoz Lika, i cili gjithashtu deklaroi se vjedhjet Thaçi i ka bërë vetëm nën efektin e lëndëve narkotike.

“Klienti im të gjitha grabitjet i ka kryer në efektin e lëndëve narkotike”, u shpreh avokati.

Ndërkohë e dashura e tij, Adela është shprehur në sallën e gjyqit se e dinte për jetën që i dashuri i saj bënte dhe se i kishte kërkuar shumë herë që të hiqte dorë, por ai nuk e kishte dëgjuar. Adela shtoi në dëshminë e saj se nuk e kishte kallëzuar pasi priste që të fejoheshin shumë shpejt.

Thaçi akuzohet pwr katër vepra penale “Vjedhja me armë, e mbetur në tentativë”, “Plagosja e rëndë me dashje”, Vjedhja me dhunë” dhe “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”.

Astrit Thaçi u arrestua nga Policia më 15 shkurt. Ai u arrestua disa orë pasi grabiti një argjendari në qytetin e Elbasanit. Sipas Policisë Astrit Thaçi është një grabitës serial dhe ndaj tij rëndojnë të paktën 8 raste grabitjesh. Po ashtu 27-vjeçari rezulton i dënuar edhe në Itali me 7 vite heqje lirie, pasi edhe në këtë shtet ka kryer grabitje.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adela berisha astrit thaçi denohet astrit thaçi gjykata e durresit adela berisha astrit thaçi denohet astrit thaçi gjykata e durresit

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Shkurt 2020, 11:45

Gjendet një 65-vjeçar i vdekur në Korçë

KORÇË– Një person është gjetur i pajetë në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.18 të qytetit të Korçës.Dosja.al mëson se personi i ...