Aktualitet

Thellohet skandali me tenderin e sigurisë për Illyrian Guard, operatorët kërkesë Lleshajt: Kemi 7 ditë që kërkojmë info

19 Shkurt 2020, 15:52 Nga DOSJA

TIRANË- Thellohet skandali me tenderin e shpallur më 12 dhjetor për vendosjen e kamerave të sigurisë në institucione, i shpallur nga Illyrian Guard. Në shkresën e siguruar nga Dosja.al, janë 5 operatorë ekonomikë që kërkojnë sqarim për dokumentet e tenderit, bazuar në legjislacionin shqiptarë, ndërkohë që megjithëse kanë kaluar 7 ditë, Illyrian Guard nuk ka kthyer asnjë përgjigje. Sakaq, kompanitë janë vetëm 4 ditë larg futjes së ofertës në tender që është data 24 shkurt.

Në këtë shkresë, operatorët theksojnë se:

Kërkohet projektimi dhe integrimi i deri në 800 sistemeve të ndryshme të sigurisë me një sistem të vetëm dhe nuk është dhënë absolutisht asnjë e dhënë teknike dhe gjeografike për këto 800 sisteme, por as për sistemin e vetëm qëndror ku ato do të integrohen. Është si të kërkosh koston mjekësore, aparaturat dhe garancinë 100% të shërimit për mjekimin e 800 pacientëve duke dhënë zero të dhëna për ta: As mosha, as vendndodhja, as gjinia, as sëmundja dhe as historiku mjekësor i tyre i mëparshëm.

-Meqënëse, AK-ja po kërkon një shërbim të marrjes me qira të diçka, që operatori ekonomik sot nuk e disponon por do ta investojë 100% nga e para, duhet të japë një skedulë paraprake se kur planifikon të fillojë qiraja për secilin nga 800 objektet, sepse ka ndryshim drastik midis një sistemi që do të jepet 48 muaj me qira dhe një sistemi që do të jepet 2 muaj me qira.

Kërkojmë nga Agjencia e Prokurorimit Publik, të veprojë në përputhje me tagrat që i ka dhënë ligji dhe në mbrojtje të interesit publik për të detyruar Autoritetin Kontraktor “Illyrian Guard sha”, që t’u kthejë përgjigje me urgjencë kërkesve të bëra nga operatori ekonomik ABS Shpk.

Po ashtu, ata theksojnë se të gjithë operatorët që ofrojnë shërbime të sistemeve të sigurisë janë të indinjuar për këtë prokurorim publik të manipuluar, prandaj të gjitha shqetësimet do t’i parashtrojnë në një komunikim zyrtar me kryeministrin Edi Rama.

Ditën e djeshme, Dosja.al zbuloi skandalin me këtë tender, i cili pritet të zhvillohet më 24 shkurt, por kompania që pritet të fitojë zyrtarisht garën i ka vendosur që tani kamerat e sigurisë, duke dublikuar sistemin e sigurisë aktual nëpër institucione.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet illyrian guard sander lleshaj tenderi per kamerat e institucioneve illyrian guard sander lleshaj tenderi per kamerat e institucioneve

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Shkurt 2020, 15:23

TIRANË- Arrestimi i 27-vjeçarit Bajram Hidri u servir pak orë më parë si një arritje e suksesshme e policisë, por në të vërtetë dosja në ngarkim të ...

Aktualitet 19 Shkurt 2020, 11:45

Gjendet një 65-vjeçar i vdekur në Korçë

KORÇË– Një person është gjetur i pajetë në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.18 të qytetit të Korçës.Dosja.al mëson se personi i ...