Aktualitet

Aksident në Shkodër, makina del nga rruga e përplaset me pemën, plagoset rëndë 32-vjeçari (EMRI)

19 Shkurt 2020, 17:39 Nga DOSJA
Aksident në Shkodër, makina del nga rruga e përplaset me

SHKODËR– Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë një person ka mbetur i plagosur rëndë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45, në fshatin Rrenc, të njësisë administrative Guri i Zi, ku i plagosur ka mbetur 32-vjeçari Edison Hykaj.

Hykaj ishte duke qarkulluar me mjetin e tij “Mercedez-Benz” dhe në një moment ka humbur kontrollin e mjetit duke përfunduar i përplasur me një pemë. Përplasja ka qenë e fortë pasi makina ka përfunduar e përmbysur dhe me rrota në ajër, ndërsa i riu ka mbetur i plagosur.

 

32-vjeçari Hykaj është dërguar  me urgjencë në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa në vendngjarje ka mbërritur me urgjencë Policia dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne shkoder edison hykaj shkoder aksident ne shkoder edison hykaj shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Shkurt 2020, 15:23

TIRANË- Arrestimi i 27-vjeçarit Bajram Hidri u servir pak orë më parë si një arritje e suksesshme e policisë, por në të vërtetë dosja në ngarkim të ...