Aktualitet

Mjeti del nga rruga, plagoset 30-vjeçarja në Gramsh, niset drejt Traumës (Emri)

19 Shkurt 2020, 15:59 Nga DOSJA
Mjeti del nga rruga, plagoset 30-vjeçarja në Gramsh, niset drejt

GRAMSH- Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të qytetit të Gramshit. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë është plagosur drejtuesja e tij, Klara Hoxha.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, 30- vjeçarja ishte duke udhëtuar me automjet kur makina e saj tip ‘Golf’, humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mashan. Hoxha u transportua fillimisht në spitalin e Gramshit, por si pasojë e plagëve të rënda që ka pësuar është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në gramsh aksident rrugor klara hoxha aksident në gramsh aksident rrugor klara hoxha

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Shkurt 2020, 15:23

TIRANË- Arrestimi i 27-vjeçarit Bajram Hidri u servir pak orë më parë si një arritje e suksesshme e policisë, por në të vërtetë dosja në ngarkim të ...

Aktualitet 19 Shkurt 2020, 11:45

Gjendet një 65-vjeçar i vdekur në Korçë

KORÇË– Një person është gjetur i pajetë në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.18 të qytetit të Korçës.Dosja.al mëson se personi i ...