Politike

"Nuk ka rrugë të shkurtra drejt suksesit"/ Lamallari: Një sistem drejtësie që parandalon dhe që ofron mundësi të dyta për ata që gabojnë

Lamallari mori sot pjesë në prezantimin e fushatës “S’ka Shkurt”, një nismë e mbështetur nga OSB, që synon ndërgjegjësimin e të rinjve për rreziqet e përfshirjes në paligjshmëri dhe krim.

24 Shkurt 2026, 10:40 Nga D.S

"Nuk ka rrugë të shkurtra drejt suksesit"/ Lamallari:

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, deklaroi se nuk ka rrugë të shkurtra drejt suksesit. Lamallari mori sot pjesë në prezantimin e fushatës “S’ka Shkurt”, një nismë e mbështetur nga OSB, që synon ndërgjegjësimin e të rinjve për rreziqet e përfshirjes në paligjshmëri dhe krim.

Sipas tij , synimi i Ministrisë së Drejtësisë është të ndërtojë një sistem drejtësie që parandalon përfshirjen në krim dhe që ofron mundësi të dyta për ata që zgjedhin të kthehen në rrugën e duhur.

“Sot, në epokën e rrjeteve sociale dhe të iluzionit të suksesit të menjëhershëm, kjo shprehje tingëllon më aktuale se kurrë. Në një farë mënyre, ‘S’ka Shkurt’ është përkthimi modern i kësaj urtësie të vjetër shqiptare; çdo rrugë e shpejtë drejt ‘suksesit’ që anashkalon ligjin dhe mundin, në fund të çon më larg nga ëndrrat e tua. Angazhimi ynë është i qartë: të ndërtojmë një sistem drejtësie .që ndërhyn herët, që parandalon përfshirjen në krim dhe që ofron mundësi të dyta për ata që zgjedhin të kthehen në rrugën e duhur. E ardhmja nuk ndërtohet mbi frikën, por mbi besimin; jo mbi mashtrimin, por mbi meritën. Nuk ka rrugë të shkurtra drejt suksesit. Ka vetëm zgjedhje. Dhe zgjedhja e duhur është gjithmonë ajo që respekton ligjin, dinjitetin dhe të ardhmen”, tha Lamallari./Dosja.al

besfort lamallari ska shkurt ministria e drejtesise

Sondazh

Poll