Politike

Deklaratat e Ramës në Washington/ Gjykata Speciale: Nuk komentojmë deklaratat e bëra nga figura politike ose...

Javën e kaluar, teksa Rama mori fjalën në Bordin e Paqes, theksin e vuri tek procesi që vijon në Hagë ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së. 

23 Shkurt 2026, 22:28 Nga E. D

Deklaratat e Ramës në Washington/ Gjykata Speciale: Nuk

HAGË- Gjykata Speciale ka reaguar pas deklarateve të Kryeministrit Edi Rama në Bordin e Paqes në Washington, pak ditë më parë. Në një reagim për MCN TV, Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, deklarojnë se janë plotësisht të përqendruara në zbatimin e mandatit të tyre për të siguruar gjyqe të drejta, të paanshme dhe të sigurta.

Në reagim thuhet se, Gjykata Speciale nuk komenton deklaratat e bëra nga figura politike ose figura të tjera.

“Dhomat e Specializuara janë plotësisht të përqendruara në zbatimin e mandatit të tyre për të siguruar gjyqe të drejta, të paanshme dhe të sigurta. Ne nuk komentojmë deklaratat e bëra nga figura politike ose figura të tjera,” thuhet në reagim.

Javën e kaluar, teksa Rama mori fjalën në Bordin e Paqes, theksin e vuri tek procesi që vijon në Hagë ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së. 

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte arrestuar pak përpara se të nisej në Uashington, ku do të nënshkruhej marrëveshja me Serbinë e propozuar nga presidenti Trump, e për më tepër kjo "u bë nga ai prokuror sikar (Jack Smith) që përndoqi edhe vetë presidentin Trump. 

Pra, Rama i kërkoi ndihmën e Trump, që ta shpëtojë Hagën nga Prokurorë si ai që arrestoi Thaçin./Dosja.al

gjykata speciale

Sondazh

Poll