Politike

Prokuroria propozon arrest shtëpie për Artan Grubin: U paraqit vullnetarisht...

Prokuroria njofton se, pasi Grubi është paraqitur vullnetarisht para organeve të drejtësisë dhe pasi është siguruar pjesa më e madhe e dëshmive, ka propozuar që t'i zëvendësohet masa e paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak. 

23 Shkurt 2026, 21:46 Nga E. D
Prokuroria propozon arrest shtëpie për Artan Grubin: U paraqit
Artan Grubi

MAQEDONI E VERIUT- Prokuroria Themelore Publike në Shkup njofton se ka propozuar që ndaj Artan Grubit të lihet masa 'arrest shtëpie', si i dyshuar në dosjen "Lotaria Shtetërore". Prokuroria njofton se, pasi Grubi është paraqitur vullnetarisht para organeve të drejtësisë dhe pasi është siguruar pjesa më e madhe e dëshmive, ka propozuar që t'i zëvendësohet masa e paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak. 

Sipas prokurorisë, me kërkesë të mbrojtjes, Grubi është paraqitur para prokurorit kompetent dhe ka nisur shqyrtimin e materialeve të lëndës, por për shkak të vëllimit të madh të provave, shqyrtimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

"Prokuroria Themelore Publike Shkup, pas marrjes së njoftimit se i dyshuari i dytë në rastin për Lotarinë Shtetërore, ku ai dyshohet së bashku me edhe pesë persona të tjerë, është paraqitur vullnetarisht pranë organeve të ndjekjes dhe ka shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar me organet kompetente, do ta vazhdojë procedurën ndaj tij me qëllim marrjen e një vendimi prokurorial. Me kërkesë të të dyshuarit të dytë përmes mbrojtjes së tij, gjatë ditës së sotme ai u paraqit para prokurorit kompetent, ku bëri këqyrjen e shkresave të lëndës, por për shkak të vëllimit të madh të materialit provues, këqyrja do të vazhdojë në ditët në vijim, pas së cilës të dyshuarit të dytë do t’i mundësohet të japë mbrojtjen e tij.

Sa i përket masave për sigurimin e pranisë së të dyshuarit të dytë në vazhdim të procedurës, Prokuroria Themelore Publike Shkup propozoi zëvendësimin e masës së paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak dhe konfiskimin e dokumentit të udhëtimit, duke pasur parasysh faktin se në pjesën më të madhe provat janë siguruar gjatë procedurës, se ai është paraqitur vullnetarisht pranë organeve të ndjekjes, si dhe se ekzistojnë indikacione se në repartin e paraburgimit nuk mund të garantohet siguria e tij personale, indikacione të cilat mbështeten me njoftime nga organet kompetente. Gjithashtu, indikacionet për rrezikimin e sigurisë kanë të bëjnë edhe me anëtarët e familjes së tij", thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Dosja.al

artan grubi

Sondazh

Poll