Politike

Berisha: Ramës i kanë nxjerrë kartonin e zi, nuk shpëton as me rënien në gjunjë, as me puthje çizmesh dhe këmbësh

Gjatë fjalës së tij, Lideri i opozitës tregoi edhe një histori me Ramën gjatë kohës së tij si kryeministër, duke e quajtur si “burri më i neveritshëm në tavolinë”.

23 Shkurt 2026, 19:31 Nga E. D

Berisha: Ramës i kanë nxjerrë kartonin e zi, nuk shpëton as

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në ‘Foltoren’ para kryeministrisë tha se nuk ishte rastësi shkuarja e Edi Ramës në Bruksel me urgjencë ku iu kërkua shkarkimi i zv.kryeministres Belinda Balluku dhe heqja e imunitetit. Gjatë fjalës së tij, Lideri i opozitës tregoi edhe një histori me Ramën gjatë kohës së tij si kryeministër, duke e quajtur si “burri më i neveritshëm në tavolinë”.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Miq, nuk është e rastit që Edi Rama thirret me urgjencë në Bruksel dhe i thuhet, shkarko menjëherë Lubi Ballukun, por jo me rikompozim të qeverisë, por ta shkarkosh për përgjegjësinë që ka, t’i heqësh imunitetin dhe t’i hapësh rrugën drejtësisë.

Desh ta zgjaste, se po të ketë burrë më të neveritshëm në tavolinë se këtë nuk ka, ky bëhet legen, lëngaraq. Ju nuk mund të imagjinoni aktet e turpshme që bën ky. Ky e ka me borxh, u them unë ju, se unë isha kryeministër dhe kur më vjen mua, po diskutohej për problemin e zgjedhjeve lokale dhe më vjen i ngarkuari me punë i BE në zyrë.

Dhe unë po diskutoja për çështjen, kur i bie telefoni, më thotë mua, është zoti Rama, mund të flas me të. Shko në zyrën tjetër, i them, fol me të, këtu nuk ke pse flet. Doli ai dhe kthehet. Thotë, zoti Berisha, ai është shtrirë përdhe, është shtrirë përtokë, foli pak një fjalë.

I thashë le të vdesë aty, se nuk i flas asnjë fjalë, se unë e njihja. E di çfarë bëri ky lëngaraq, ky u jep darkën të tjerëve dhe shkon e bie në gjunjë. U thotë se ja kështu, përpiqet me çdo kusht, por asgjë, kartonin e zi ka. Absolutisht. As me rënien në gjunjë, as me puthje çizmesh dhe këmbësh, ky nuk shpëton kurrë. Ua them këtë, ishte në Uashington, e patë, asnjë njeri nuk e priti, ia refuzuan çdo kërkesë. I refuzuan çdo kërkesë./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll