Politike

"Rama dhe bandat po shkatërrojnë qytetin"/ Meta: Pronat qytetare vidhen nga projekte si TID! Durrësi foli sonte në shesh me guxim e dinjitet

Në postimin e tij, Meta shkruan se projekti TID dhe ndërhyrjet e pushtetit lokal po favorizojnë kartelet e drogës dhe interesat e grupeve kriminale.

23 Shkurt 2026, 21:24 Nga E. D
"Rama dhe bandat po shkatërrojnë qytetin"/ Meta: Pronat
Ilir Meta

DURRËS- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një reagim në rrjetet sociale, ku shkruan se Durrësi doli sonte në shesh me zërin e Adriatik Hoxhës, i cili foli në foltoren e PD, ku bëri thirrje për mbrojtjen e interesit publik dhe të ardhmes së qytetit. Në postimin e tij, Meta shkruan se projekti TID dhe ndërhyrjet e pushtetit lokal po favorizojnë kartelet e drogës dhe interesat e grupeve kriminale.

Ai thekson se, Durrësi do të jetë përjetë i qytetarëve të ndershëm dhe duhet çliruar patjeter nga bandat dhe narkotrafikantët.

Postimi i Ilir Metës:

Durrësi foli sonte në shesh me zërin e dinjitetit dhe të guximit. Foli me zërin e një kampioni të vërtetë, jo vetëm të atletikës sonë kombëtare, por edhe të qytetarisë durrsake, Z. Adriatik Hoxha, i cili me zë të lartë dhe fort, bëri apelin dhe theksoi domosdoshmërinë jetike për të mbrojtur interesin publik dhe të ardhmen e një qyteti simbol të turizmit, historisë dhe kulturës shqiptare.

Sot, Durrësi nuk është thjesht një qytet që përmbytet nga korrupsioni, por një qytet që po grabitet dhe po plaçkitet hapur e pa mëshirë nga banditët e "Rilindjes".

Një qytet ku pronat e qytetarëve rrëmbehen dhe vidhen përmes projekteve grabitqare si TID, ndërsa Edi Rama ua ka lënë pushtetin bandave dhe karteleve të drogës, që po i marrin frymën dhe po e shkatërrojnë Durrësin. Por Durrësi nuk është dhe nuk do të jetë kurrë i tyre.

Durrësi do të jetë përjetë i qytetarëve të ndershëm dhe duhet çliruar patjeter nga bandat dhe narkotrafikantët. Më 28 shkurt, Durrësi do ta thotë edhe më fort fjalën e tij ne sheshin e protestes se lirise dhe clirimit nga banda mafioze ne pushtet. Në protestën kombëtare të 28 shkurtit në Tiranë, Durrësi do të jetë në ballë të saj, për dinjitetin, për pronën, për qytetin dhe për të ardhmen./Dosja.al

ilir meta

Sondazh

Poll