Politike

VIDEO/ Berisha publikon denoncimin: Kompania mori zhavorr në lumë dhe shembi rrugën Dragoshtunë-Përrenjas

Duke publikuar mesazhin e qytetarit digjital, Berisha thotë se ndërhyrja në lumë ka dëmtuar infrastrukturën dhe ka ndëshkuar të gjithë juglindjen e vendit.

23 Shkurt 2026, 20:42 Nga E. D
VIDEO/ Berisha publikon denoncimin: Kompania mori zhavorr në lumë dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari digjital. Në videon që Kryedemokrati ka publikuar në Facebook, shkruan se, kompania e ndërtimit, duke marrë zhavorrin e lumit ka shembur rrugën Dragoshtunë- Përrenjas. Duke publikuar mesazhin e qytetarit digjital, Berisha thotë se ndërhyrja në lumë ka dëmtuar infrastrukturën dhe ka ndëshkuar të gjithë juglindjen e vendit.

Postimi i Berishës:

Ja si e shembi kompania e ndërtimit rrugën Dragoshtunë- Përrenjas, duke marrë zhavorrin e lumit! Denoncoj me forcën më të madhe këtë krim të rëndë që ndëshkoi të gjithë juglindjen e vendit!

Lexoni mesazhin e qytetarit digjital.

Ndjesë për orarin por një socialist më nisi një video dhe disa foto të bëra dy javë më parë në të njëjtin vend ku ka rrëshkitur toka ku firma kontraktuese ANK ka marrë zhavorin në lumë gjë që ka bërë që të lëvizë bazamenti i rrugës. Bëra ca hulumtime për këtë firmë dhe del me probleme serioze./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll