Politike

Reforma Territoriale, kyçe për qytetarët dhe qeverisjen vendore/ Gonzato takon bashkëkryetarët Mazniku e Boçi

Në fokus të takimit ka qenë procesi për reformën e re territoriale, për të cilën opozita ka pranuar të ulet në tryezë me PS, në një komision pariteti. Në një postim në rrjetet sociale, Mazniku e quan këtë një moment kyç për vendin dhe qeverisjen vendore.

23 Shkurt 2026, 19:41 Nga DOSJA
Reforma Territoriale, kyçe për qytetarët dhe qeverisjen
pamje nga takimi

TIRANË- Dy bashkëkryetarët e Komisionit për Reformën Teritoriale Arbjan Mazniku dhe Luçiano Boçi si dhe anëtarë të këtij komisioni, janë pritur në një takim ditën e sotme nga ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Në fokus të takimit ka qenë procesi për reformën e re territoriale, për të cilën opozita ka pranuar të ulet në tryezë me PS, në një komision pariteti. Në një postim në rrjetet sociale, Mazniku e quan këtë një moment kyç për vendin dhe qeverisjen vendore.

"Sot, gjatë takimit me përfaqësuesin e Bashkimit Europian në Shqipëri, z. Silvio Gonzato, në një moment shumë të rëndësishëm për të ardhmen e qeverisjes vendore. Gjatë takimit konstruktiv e të dobishëm për të gjitha palët, diskutuam mbi rëndësinë e këtij procesi, ky synimi ynë është i qartë për të patur një model territorial funksional, financa vendore më të forta, shërbime më cilësore për qytetarët në çdo cep të vendit", shkruan ai.

Teksa debati publik nga ana e opozitës për këtë reformë është mbështetur më tepër mbi numrat që do të ketë harta e re, mazhoranca vazhdimisht ka theksuar rëndësinë e fuqizimit të institucioneve vendore, shërbimet me cilësore dhe përgatitjen e bashkive për të qenë të afta të përfitojnë nga antarësimi në BE. Opozita dhe mazhornaca kanë dakordësuar mbylljen e reformës deri në korrik të këtij viti./Dosja.al

reforma territorial thirret ne prokurori arbjan mazniku luçiano boçi

Sondazh

Poll