23 Shkurt 2026, 18:54
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha ka hvilluar ditën e sotme, foltoren e rradhës para ambienteve të Kryeministrisë. Gjatë fjalës së tij para demokratëve, Berisha u shpreh se 20 shkurti tmerroi klikën e Edi Ramës, e cila meriton shekuj të tërë me burg dhe dënime.
Lideri demokrat tha se ajo ishte kryengritja paqësore më të fuqishme që ka njohur Shqipëria pas 20 shkurtit të vitit 1991. Sipas tij, ajo ishte dita në të cilën Tirana ishte e gjitha në duart e qytetarëve.
Sali Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush misionarë të pamposhtur të shpëtimit të Shqipërisë. Misionarë të pamposhtur të qëndresës ndaj një regjimi që vjedh, varfëron, poshtëron, përzë nga Shqipëria çdo orë, çdo ditë, qytetarët e këtij vendi. Nuk ka vendim më fisnik, nuk ka ideal më të lartë se sa beteja kundër këtij regjimi, kundër kësaj të keqe që ka ngërthyer trupin e Shqipërisë.
Dhe një përshëndetje të veçantë për ata dhjetëra mijëra protestues që shndërruan 20 shkurtin e vitit 2026 në kryengritjen paqësore më të fuqishme që ka njohur Shqipëria pas 20 shkurtit të vitit 1991. 20 shkurti 2026 ishte dita e triumfit tuaj. Ishte dita e triumfit të idealeve demokratike. Dita e triumfit të guximit qytetar.
Dita e triumfit të përgjegjësisë të qytetarëve shqiptarë ndaj vendit të tyre, ndaj kombit të tyre. Ishte dita në të cilën Tirana e tërë ishte në duart e qytetarëve. Dita që tmerroi këtë klikë, këtë organizatë kriminale të kryesuar nga Edi Rama, e cila në krimet e saj që ka kryer meriton shekuj, shekuj, shekuj burg dhe dënime./Dosja.al
sali berisha pd foltore.
Politike
23 Shkurt 2026, 17:44
E. D
takimi
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato ka zbardhur diskutimet nga takimi me bashkëkryetarët e Komisionit të Ref...
Politike
23 Shkurt 2026, 17:14
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur para mediave pas takimit me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Gjatë fja...
Politike
23 Shkurt 2026, 17:11
E.d
Foto ilustruse
VLORA- Kryeministri i vendit, Edi Rama është larguar me helikopter, pas tre orësh qëndrimi në qytetin bregdetar t&e...
Politike
23 Shkurt 2026, 16:54
E. D
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese pranoi kë...
Politike
23 Shkurt 2026, 15:53
E. D
KOSOVË- Kanë mbetur vetëm edhe dhjetë ditë nga koha kur Parlamenti i Kosovës duhet të zgjedhë presidenten ap...
Politike
23 Shkurt 2026, 15:43
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka folur pas mbledhjes së Këshillit t&eu...
Politike
23 Shkurt 2026, 15:47
E. D
Gjykata Kushtetuese
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e deputetëve të opozitës dhe ka shfuqizuar rregulloren e ...
Politike
23 Shkurt 2026, 15:37
E. D
Anila Bisha, Ministrja Diella
TIRANË- Gjykata Administrative e Tiranës ka rrëzuar kërkesën për sigurimin e padisë s...
Politike
23 Shkurt 2026, 15:31
Gazmend Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka folur pas mbledhjes së Këshillit të M...
Politike
23 Shkurt 2026, 15:28
E. D
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka deklaruar pas mbledhjes së Këshillit të Manda...