Politike

Berisha: Të shtunën në ora 6, e gjithë Shqipëria kundër Edi Ramës

Sipas tij, askush nuk mund ta largojë Ramën nga qeverisja, përveç qytetarëve. 

23 Shkurt 2026, 19:24 Nga E.d
Berisha: Të shtunën në ora 6, e gjithë Shqipëria
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i PD-së, Sali Berisha ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e opozitës, e cila do të mbahet ditën e shtunë. Në fjalën e mbajtur para qytetarëve në foltoren tek kryeministria, Berisha u shpreh se të shtunën e gjithë Shqipëria do të jëtë kundër Edi Ramës. 

Sipas tij, askush nuk mund ta largojë Ramën nga qeverisja, përveç qytetarëve. 

Sali Berisha: Duke thënë të gjitha këto, do u them edhe një gjë tjetër, gjithçka varet nga ne. Kush, Edi Ramën nga ajo zyrë nuk e nxjerr përveç nesh. Nuk vjen njeri të na e nxjerrë. Jemi ne. A ka provokim më të rëndë se ai që bën sot? Sot, prokurorët pas 3 muajsh në kundërshtim me ligjin, Kushtetutën dhe çdo gjë, u lejuan të paraqesin kërkesën e tyre.

Dhe sot, hajdutët përsëri përkundrejt qëndrimit të deputetëve tanë, njëri nga ata tha, unë abstenoj. Po mirë i thanë këta, absteno ti, jemi 5 me 4 dhe vendimi është i qartë se komisioni kërkon heqjen e imunitetit të saj dhe arrestimit. Pas 5 minutash, Taulant Balla, i cili kur është vetëm me të huajt një fjalë në mbrojtje të saj nuk e thotë, kur është me të tjerët bën avokatin e saj. Thotë jo, ne nuk jemi dakord me propozimin tuaj.

Ai ishte propozimi i prokurorëve. Demokratët po pranonin propozimin e prokurorëve dhe dolën nga komisioni pa votuar. Do pyesim grupin. Por Kushtetuta thotë se vendimin e merr komisioni, jo grupi. Por këta nuk kanë as ligj, as Kushtetutë. Pra, kush do ia heqë imunitetin asaj? Qytetarët shqiptarë! Të shtunën, në ora 6, e gjithë Shqipëria kundër Edi Ramës, imunitetit të Edi Ramës, për arrestimin e Edi Ramës, për largimin nga pushteti. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!/Dosja.al

sali berisha pd foltore

Sondazh

Poll