Politike

U takua me bashkëkryetarët e Komisionit të “Territoriales”/ Gonzato zbardh diskutimet: Me rëndësi që reforma të jetë gjithëpërfshirëse dhe...

Me anë të një reagimi, Gonzato e ka cilësuar takimin si konstruktiv, teksa nënvizon nevojën e arritjes së një reforme gjithëpërfshirëse dhe transparente,. Gjithashtu Ambasadori u shpreh se reformave nuk mund të vijë në kurriz të cilësisë. 

23 Shkurt 2026, 17:44 Nga E. D
U takua me bashkëkryetarët e Komisionit të
takimi

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato ka zbardhur diskutimet nga takimi me bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Territoriale, Arbjan Mazniku dhe Luçiano Boçi në ambientet e Kuvendit.

Me anë të një reagimi, Gonzato e ka cilësuar takimin si konstruktiv, teksa nënvizon nevojën e arritjes së një reforme gjithëpërfshirëse dhe transparente,. Gjithashtu Ambasadori u shpreh se reformave nuk mund të vijë në kurriz të cilësisë. 

Reagimi i plotë:

Takim konstruktiv sot me bashkëkryetarët Arbjan Mazniku dhe Luçiano Boçi të Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale dhe Administrative në Kuvendin e Shqipërisë.

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, theksoi rëndësinë e një reforme gjithëpërfshirëse dhe plotësisht transparente, të ndërtuar mbi të dhëna të sakta dhe konsensus të gjerë. Shpejtësia e reformave nuk mund të vijë në kurriz të cilësisë dhe rritja e efikasitetit nuk mund të vijë në kurriz të demokracisë vendore.

Njëkohësisht, është e rëndësishme që funksionet të shoqërohen me financim të mjaftueshëm, në mënyrë që autoritetet vendore të kenë autonomi reale në vendimmarrje, të mbështetur nga kapacitetet e nevojshme. Mbetet thelbësore që reforma të sjellë shërbime më të mira për qytetarët dhe të jetë në përputhje me standardet evropiane./Dosja.al

silvio gonzato

Sondazh

Poll