Politike

“Avokatët e Ballukut e pranuan që nuk ka ndërhyrje politike”, Bardhi: SPAK foli për miliona euro dëm në buxhetin e shtetit

Bardhi theksoi se prokurorët e SPAK, konfirmuan që hetimet kanë hyrë në një fazë intensive dhe se çështja që ndodhet në Kuvend nuk ka lidhje me çështjen ne Gjykatën Kushtetuese.

23 Shkurt 2026, 15:43 Nga E.d
“Avokatët e Ballukut e pranuan që nuk ka ndërhyrje
Foto ilustruse

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka folur pas mbledhjes së  Këshillit të Mandateve. Gjatë një prononcimi për mediat, Bardhi u shpreh se avokatët e Ballukut e pranuan që nuk ka ndërhyrje politike. Ai tha se SPAK foli për miliona euro dëm në buxhetin e shtetit.

Bardhi theksoi se prokurorët e SPAK, konfirmuan që hetimet kanë hyrë në një fazë intensive dhe se çështja që ndodhet në Kuvend nuk ka lidhje me çështjen ne Gjykatën Kushtetuese. Sipas tij, kryeministri Rama përmes 5 anëtarëve vendosi të pengojë drejtësinë.

“Me paratë që i ka vjedh shtyparëve, kërkon të blejë dëshmitarët, sesi kërcënohen me bukën e gojës dëshmitarët. Falënderoj kolegët e PS që me pyetjet e tyre menduan se po zhysnin ë paqartësi prokurorinë. Konfirmuan se nuk bëhej fjalë vetëm për të pandehur, por janë dhe dëshmitarë që do të thirren nga SPAK, janë kontaktuar dhe janë intimiduar, përmes të fortëve, që prokuroria konfirmo nëse janë nën hetim dhe nga zyrtarët e lartë , pjesë e kabinetit të zv, kryeministres, duke i kërcënuar me shkarkim nga detyra. Avokatët e Ballukut e ndihmuan këshillin që të merrte një vendim për miratimin e kërkesës. Ne mund të refuzojmë një kërkesë heqjen e imunitetit për një deputet nëse ka në çështje ka ngjyresa politike ose ndërhyrje politike, dhe avokatët e pyetur nga ne e konfirmuan që e konsiderojnë është çështje ligjore dhe nuk kanë asnjë pretendim për ndërhyrje politike

Prokurorët e SPAK, konfirmuan që hetimet kanë hyrë në një fazë intensive. Që pritet të ketë sekuestrime të tjera të dokumenteve. Kundërshtuan dhe atë që tha kryeministri që prokurorët i kanë marrë tani të gjitha provat. Prokurorët konfirmuan që kjo nuk është e vërtetë. Prokuroria konfirmoi që çështja që ndodhet në Kuvend nuk ka lidhje me çështjen ne Gjykatën Kushtetuese. Pasi po përpiqeshin, asnjëri prej tyre nuk merrte dot fjalën për të thënë kush ishte qëndrimi i prerë. Njëri prej tyre u bë burrë dhe e tha qëndrimin, Rama përmes 5 anëtarëve vendosi të pengojë drejtësinë. Ata nuk ishin të gatshëm të votonin pro. Prokuroria foli sot për një dëm të rëndë ekonomik që i është bërë buxhetit të shtetit, flitet për miliona euro”, tha Gazment Bardhi./Dosja.al

gazmend bardhi spak belinda balluku

Sondazh

Poll