Politike

Çështja Balluku/ SPAK: 'Disa të fortë' kanë kërcënuar dëshmitarët në emër të saj

Gjatë përgjigjeve ndaj pyetjeve të deputetit demokrat, Gazment Bardhi, prokurorët e SPAK mësohet të kenë deklaruar se janë konstatuar fakte të tjera penale për Belinda Balluku.

23 Shkurt 2026, 14:17 Nga E.d
Çështja Balluku/ SPAK: 'Disa të fortë'
Foto ilustruse

TIRANË- Shqyrtimi i i kërkesës për arrestimin e Belinda Ballukut, po vijon të mbahet në  mbledhjen e Këshillit të Mandatit. Gjatë përgjigjeve ndaj pyetjeve të deputetit demokrat, Gazment Bardhi, prokurorët e SPAK mësohet të kenë deklaruar se janë konstatuar fakte të tjera penale për Belinda Balluku.

Sipas tyre, gjendja procedurale e saj është rënduar dhe ekziston rreziku për prishje të provave dhe për kryerjen e veprave të tjera penale.

“Gjendja e saj procedurale është rënduar, ka rrezik të prish prova dhe të kryejë krime të tjera”, mësohet të ketë deklaruar SPAK.

SPAK ka konfirmuar në mbledhje, se më datë 20 Nëntor 2025, Balluku ka intimiduar dy dëshmitarë. Kjo sipas tyre,  duke i kërkuar të ndryshojnë dëshminë. Burime për mediat, bëjnë me dije se SPAK ka deklaruar në mbledhje se 'disa të fortë', kanë kërcënuar dëshmitarët në emër të Ballukut.

Sipas SPAK, pretendimet mbështeten në transkripte bisedash që ndodhen në 16 mijë faqet e dorëzuara në Kuvend. Prokuroria shton se Balluku apo avokatët e saj nuk kanë ngritur pretendime për ndikim apo përndjekje politike nga ana e saj

“Hetimi nuk ka sfond politik. Ky fakt u konfirmua edhe nga avokatët e Ballukut, të cilët u shprehen se nuk kanë ndonjë pretendim të këtij lloji”, mësohet të kenë deklaruar prokurorët e SPAK./Dosja.al

gazment bardhi spak belinda balluku

Sondazh

Poll