23 Shkurt 2026, 15:47
Nga E. D
Gjykata Kushtetuese
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e deputetëve të opozitës dhe ka shfuqizuar rregulloren e re të Kuvendit për shtim të komisioneve. Në vendimmarrjen e GJK thuhet se vendimi i Kuvendit duhet shfuqizuar, pasi cenon parimin e demokracisë përfaqësuese të lidhur me lirinë e shpresës së deputetëve si pasojë e shkeljes së rregullave të thirrjes së mbledhjes së Kuvendit si dhe të procedurës së ndjekur për miratimin e rregullores.
Sipas Gjykatës vendimi i Kuvendit për miratimin e rregullores së re është në papajtueshmëri me Kushtetutën. Gjithashtu Gjykata vendosi që efektet e këtij shfuqizimi hyjnë në fuqi 30 ditë pas botimit të vendimit në Fletoren Zyrtare, në mënyrë që gjatë këtij afati, Kuvendi të ketë mundësinë e organizmit të komisioneve parlamentare sipas standardeve për procedurën e miratimit të akteve të përcaktuar në arsyetimin e këtij vendimi.
Çfarë do të ndodh tani me Komisionet Parlamentare?
Sipas vendimit e Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi ka dy mundësi në lidhje me vendimin e sotshëm. Ose mazhoranca do të pranojë vendimin e GJK-së për të ulur numrin e Komisioneve Parlamentare nga 11 në 8, siç ka qenë. Ose PS-ja do të organizoj një mbledhje tjetër të Kuvendit për të ndryshuar procedurën e vendimarrjes, në mënyrë që të mbaj 11 komisionet parlamentare që Rama shpalosi në Asamblenë e PS-së.
NJOFTIM VENDIMMARRJEJE
Gjykata Kushtetuese e Republikë së Shqipërisë (Gjykata) në datën 10.02.2026 shqyrtoi në seancë publike çështjen me kërkues jo më pak se një e pesta e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë me objekt: "Shfuqizimin e vendimit nr. 57/2025, datë 16.09.2025 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë "Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, date 16.12.2004 "Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar", si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pezullimi i vendimit nr. 57/2025, datë 16.09.2025 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë "Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004 "Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar", deri në dhënien e një vendimi përfundimtar".
Gjykata u mblodh në datën 23.02.2026 dhe pasi mori në shqyrtim pretendimet e palëve, vlerësoi se sa i takon themelit të pretendimeve të kërkuesit, duhet vendosur shfuqizimi i vendimit nr. 57/2025, për shkak të cenimit të parimit të demokracisë përfaqësuese të lidhur me lirinë e shprehjes së deputetëve si pasojë e shkeljes së rregullave të thirrjes së mbledhjes së Kuvendit si dhe të procedurës së ndjekur për miratimin e aktit objekt shqyrtimi.
Gjithashtu Gjykata vendosi që efektet e këtij shfuqizimi hyjnë në fuqi 30 ditë pas botimit të vendimit në Fletoren Zyrtare, në mënyrë që gjatë këtij afati, Kuvendi të ketë mundësinë e organizmit të komisioneve parlamentare sipas standardeve për procedurën e miratimit të akteve të përcaktuar në arsyetimin e këtij vendimi.
Për arsyet e mësipërme, në përfundim të shqyrtimit të kësaj çështje, Gjykata, njëzëri, vendosi: • Pranimin e kërkesës
Shfuqizimin e vendimit nr. 57/2025 të datës 16.09.2025 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë "Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004 "Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar", si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
* Efektet shfuqizuese të këtij vendimi hyjnë në fuqi 30 ditë nga data e botimit në Fletoren Zyrtare.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr.8577, datë 10.02.2000 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese./Dosja.al


gjykata kushtetuese
vendimi kushtetuesja
vendimi kushtetuesja2
Politike
23 Shkurt 2026, 15:37
E. D
Anila Bisha, Ministrja Diella
TIRANË- Gjykata Administrative e Tiranës ka rrëzuar kërkesën për sigurimin e padisë s...
Politike
23 Shkurt 2026, 15:31
Gazmend Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka folur pas mbledhjes së Këshillit të M...
Politike
23 Shkurt 2026, 15:28
E. D
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka deklaruar pas mbledhjes së Këshillit të Manda...
Politike
23 Shkurt 2026, 15:21
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Mbledhja e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Ballukut, sapo ka përfunduar. P&eu...
Politike
23 Shkurt 2026, 15:01
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me qëndrimin e socialistëve për çështjen...
Politike
23 Shkurt 2026, 14:42
E.d
Foto ilustruse
VLORË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbërritur me helikopter nga Korça në Vlorë. Ai ka zgjedh...
Politike
23 Shkurt 2026, 14:40
D.S
Belinda Balluku
TIRANË- Është zbardhur qëndrimi i pesë deputetëve të opozitës, gjithashtu anëtarë t...
Politike
23 Shkurt 2026, 14:22
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit për Belinda Ballukun. Kjo ka krijuar tensione në Këshillin e Manda...
Politike
23 Shkurt 2026, 14:17
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Shqyrtimi i i kërkesës për arrestimin e Belinda Ballukut, po vijon të mbahet në mbledhjen e...
Politike
23 Shkurt 2026, 14:17
D.S
Keshilli i mandateve
TIRANË- Prokurorët e SPAK u shprehën se Belinda Balluku rrezikon deri në 35 vite burg. Sipas prokurorëve...