Politike

Çështja Balluku/ Përfundon mbledhja e Këshillit të Mandateve, PS: Mjafton masa e pezullimit

Sipas tyre, ata kanë kërkuar që kjo mbledhje të zhvillohej me dyer të hapura, por kjo kërkesë u kundërshtua nga socialistët.

23 Shkurt 2026, 15:21 Nga E.d
Çështja Balluku/ Përfundon mbledhja e Këshillit të
Foto ilustruse

TIRANË- Mbledhja  e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Ballukut, sapo ka përfunduar.  Për shkak të sekretit hetimor dhe kërkesë të organit të akuzës, seanca u zhvillua me dyer të mbyllura. Zv.kryeministrja, Belinda Balluku nuk ishte e pranishme në këtë mbledhje. 

Gjatë diskutimeve, përfaqësuesit nga PD akuzuan mazhorancën për zvarritje të procesit. Sipas tyre, ata kanë kërkuar që kjo mbledhje të zhvillohej me dyer të hapura, por kjo kërkesë u kundërshtua nga socialistët.

Në përfundim të mbledhjes, përfaqësuesit e Partisë Socialiste deklaruan se qëndrimi i tyre mbetet i pandryshuar. Ata u shprehën se masa e pezullimit është e mjaftueshme në këtë fazë. Sipas tyre, procesi duhet të vijojë në respekt të plotë të procedurave ligjore dhe nuk ka arsye për masa më të ashpra.

Prokurorët e SPAK kanë argumentuar se pozita penale e Ballukut është rënduar dhe se ekzistojnë prova të reja ndaj saj.Ndërsa, avokatët mbrojtës kanë kërkuar rrëzimin e kërkesës. Kjo duke i kërkuar organit të akuzës të provojë pretendimet mbi prishjen e provave dhe rrezikun e largimit nga vendi./Dosja.al

belinda balluku ps pd

Sondazh

Poll