Politike

Çështja Balluku, Bardhi pas mbledhjes: Dëshmitarët janë kërcënuar me jetë nga “të fortët”

Gjatë një prononcimi për mediat, Bardhi u shpreh se SPAK konfirmoi se situata penale ndaj Balluku është rënduar tepër krahasuar me masat e para që gjykata ka dhënë ndaj saj. 

23 Shkurt 2026, 15:31 Nga DOSJA
Çështja Balluku, Bardhi pas mbledhjes: Dëshmitarët
Gazmend Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka folur pas mbledhjes së  Këshillit të Mandateve. Gjatë një prononcimi për mediat, Bardhi u shpreh se SPAK konfirmoi se situata penale ndaj Balluku është rënduar tepër krahasuar me masat e para që gjykata ka dhënë ndaj saj. 

Ai tha se Rama urdhëroi 5 anëtarët e PS në këshill, që të bëheshin mbrojtje politike për Ballukun. Sipas tij,  dëshmitarët janë kërcënuar me jetë nga “të fortët”.

Bardhi: Nuk ka asnjë vendim të Këshillit të Mandateve që seanca të ishte me dyer të mbyllura. Nuk kishte asnjë surprizë. Rama urdhëroi 5 anëtarët e PS në këshill të bëheshin mbrojtje politike për të korruptuarën Belinda Balluku. SPAK konfirmoi se situata penale ndaj Balluku është rënduar tepër krahasuar me masat e para që gjykata ka dhënë ndaj saj. Këto masa deri tani nuk mbrojnë dot hetimin e plotë ndaj Ballukut. Prokoruroia tha se kur u kërkua ndaj Ballukut masa e masave ndaluese, ajo rrezikonte dënim në maksimum deri në 10 vite burg, sot që flasim u shprehën prokurorët nëse provohen të gjitha akuzat e ngritura ajo rrezikon në maksimum 35 vite burg.

Kjo tregon se jemi në një situatë të rënduar sa i takon krimeve të kryera prej saj. Prokurorët në një dëshmi tronditëse i kanë vendosur në dispozicion këshillit të mandateve provat konkrete se si Balluku përmes dy formave, të fortëve që kanë kërcënuar me jetë dëshmitarë në çështjen Balluku dhe forma e dytë përmes zyrtarëve anëtarë të kabinetit të Balluku që kanë kërcënuar dëshmitarët se do hiqeshin nga puna familjarët atyre që dëshmonin ndaj Ballukut dhe më pas i kanë ofruar edhe para që të ndryshonin dëshmitë që kanë dhënë./Dosja.al

gazmend bardhi pd belinda balluku

Sondazh

Poll