Politike

Çështja Balluku/ Zbardhen rekomandimet e 5 anëtarëve të opozitës: Kuvendi të japë autorizimin për arrestimin e Ballukut

Në qëndrimin e tyre, anëtarët opozitarë kërkojnë që Kuvendi t’i hapet rrugë arrestimit të Ballukut.

23 Shkurt 2026, 14:40 Nga D.S
Çështja Balluku/ Zbardhen rekomandimet e 5 anëtarëve
Belinda Balluku

TIRANË- Është zbardhur qëndrimi i pesë deputetëve të opozitës, gjithashtu anëtarë të Këshillit të Mandateve për çështjen e imunitetit të Ballukut. Në qëndrimin e tyre, anëtarët opozitarë kërkojnë që Kuvendi t’i hapet rrugë arrestimit të Ballukut.

Ndër të tjera, ata u shprehen që masa e sigurisë “Ndalimit të daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj Ballukut të zëvendësohet dhe ajo të arrestohet për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Qëndrimi përfundimtar i 5 anëtarëve të opozitës në Këshillin e Imunitetit:

Përfundimisht, 5 deputetët e Këshillit për Imunitetin, përfaqësues të opozitës, në mbështetje të neneve 73, 95, 103 të Kushtetutës, neneve 260, 288, 289 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe neneve 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendit;

REKOMANDOJNË:

Deputetët në seancë plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të votojnë pro, për miratimin e kërkesës nr. 43019Prot., datë 16.12.2025 të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke vendosur: “Dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit nga ajo e “Ndalimit të daljes jashtë shtetit” e parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale dhe “Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, e parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, në atë të arrest në burg/në shtëpi, për znj. Belinda BALLUKU”, e cila ushtron funksionet e deputetit, ministrit dhe zëvendëskryeministrit, në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ku ajo është marrë si e pandehur dhe person nën hetim, për shkak se dyshohet se ka kryer, në mënyrë të përsëritur, veprën penale: “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të K.Penal./Dosja.al

belinda balluku spak kuvend

Sondazh

Poll