Politike

"Në Kuvend, me dy raporte"/ Mbledhja e Këshillit të Mandateve për Ballukun, Balla: Nuk ishim dakord me propozimin e PD-së

Gjatë fjalës së tij, Balla tha se fillimisht do të ketë një diskutim me Grupin Parlamentar të PS-së dhe më pas do të dalin me një raport. Në fund, ai shtoi se se në Kuvend, aty ku pritet që të votohet për heqjen e imunitetit të Ballukut, të dyja palët do të shkojnë me dy raporte.

23 Shkurt 2026, 15:28 Nga E. D
"Në Kuvend, me dy raporte"/ Mbledhja e Këshillit të
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka deklaruar pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit se nuk ishin dakord për dhënien e menjëhershëm të autorizimit për heqjen e imunitetit të Ballukut, siç ka prpozuar Partia Demokratike. Duke folur për mediat, ai tha se për këtë vendoset në seancën e Kuvendit.

Gjatë fjalës së tij, Balla tha se fillimisht do të ketë një diskutim me Grupin Parlamentar të PS-së dhe më pas do të dalin me një raport. Në fund, ai shtoi se se në Kuvend, aty ku pritet që të votohet për heqjen e imunitetit të Ballukut, të dyja palët do të shkojnë me dy raporte.

"Diskutimi i sotëm, pyetjet e anëtarëve të këshillit, edhe nga SPAK dhe avokatit, mendoj që kanë bërë ose hedhur dritë mbi shumë çështje që lidhen së pari me elementë thelbësore të Kushtetutës të prezumimit të pafajësisë, në përfundim të këtij procesi duke qenë se pala tjetër nuk kishte nevojë për shqyrtim, se e kishin marrë vendimin para shqyrtimin, në rastin tonë, në emër të 5 deputetëve të PS, unë kam informuar këshillin se sa i përket propozimit të PD për dhënien e autorizimi ne nuk ishim dakord se si është propozuar.

Do të kemi informim në një nga mbledhjet e para të Grupit Parlamentar, se autorizimin e jep seanca plenare. Pas atij komunikimi të grupit të PS, ka disa elementë që nuk mund të bhen publike, në përfundim të këtij procesi, sapo Manja, të ketë hartuar plotësisht raportin në emrin e 5 tonë, do të kemi dy relatorë. Ndërkohë që nga ana e tyre do të sjellin raportin e tyre,” tha Balla./Dosja.al

taulant balla

Sondazh

Poll