Politike

SPAK kërkon heqjen e imunitetit për Belinda Ballukun/ Tension në Këshillin e Mandateve, prokurorët largohen nga mbledhja

Vendimi për thirrjen e Këshillit erdhi pas kërkesës së Komisionit Europian që Kuvendi të trajtojë pa vonesa kërkesën e Prokurorisë së Posaçme. 

23 Shkurt 2026, 14:22 Nga E.d
SPAK kërkon heqjen e imunitetit për Belinda Ballukun/ Tension në
Foto ilustruse

TIRANË- SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit për Belinda Ballukun. Kjo ka krijuar tensione në Këshillin e Mandateve, ku prokurorët janë larguar nga mbledhja. 

Këshilli i Mandateve u mblodh sot për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku. Vendimi për thirrjen e Këshillit erdhi pas kërkesës së Komisionit Europian që Kuvendi të trajtojë pa vonesa kërkesën e Prokurorisë së Posaçme. 

Mbledhja zhvillohet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi kërkesën e qeverisë për pezullimin e masës së GJKKO-së që kishte shkarkuar Ballukun nga funksionet publike. Pritet vendimi i Këshillit të drejtuar nga Niko Peleshi mbi kërkesën e SPAK./Dosja.al

belinda ballukut spak këshillin e mandateve

Sondazh

Poll