Politike

Policia shoqëron qytetarët, deputetët e PD-së u dalin para/ Bardhi: Kush është komandanti ktu! Largohuni, po terrorizoni qytetarët (VIDEO)

Gazmend Bardhi, Klevis Balliu, Belind Këlliçi dhe shumë deputetë të tjerë kërkuan me forcë largimin e forcave të policisë nga zona dhe tërheqjen e policëve civilë, pasi po arrestonin pa arsye qytetarët. Me tone të ashpra Bardhi u tha se po terrorizojnë njerëzit dhe duhet të largohen menjëherë. 

20 Shkurt 2026, 22:01 Nga E. D

 

Policia shoqëron qytetarët, deputetët e PD-së u dalin para/

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike janë përplasur ashpër me policinë e shtetit pranë Xhamisë së Namazgjasë. Gazmend Bardhi, Klevis Balliu, Belind Këlliçi dhe shumë deputetë të tjerë kërkuan me forcë largimin e forcave të policisë nga zona dhe tërheqjen e policëve civilë, pasi po arrestonin pa arsye qytetarët. Me tone të ashpra Bardhi u tha se po terrorizojnë njerëzit dhe duhet të largohen menjëherë. 


Bardhi: Për çfarë rrini këtu? Për çfarë arrestoni qytetarët? Pse po terrorizoni njerëzit? Çfarë bëni duke shoqëruar qytetarët kot me kot? Largohuni, largohuni… po terrorizoni njerëzit!

Balliu: Kur të mbarojë protesta, vazhdoni detyrën tuaj. Detyra juaj nuk është të arrestoni qytetarët. Jeni në selinë e PD, keni rrethuar deputetët…

Në përplasje me policinë u përfshi edhe Belind Këlliçi, i cili ka theksuar se deputetët po mbrojnë qytetarët nga "njerëz pa uniforme" të cilët po i arrestojnë, duke i quajtur ata "horrat pa uniforme" dhe duke kërkuar largimin e tyre nga zona.

Në të njëjtën kohë, qytetarët kanë brohoritur kundër policisë, duke kërkuar largimin e forcave të rendit nga protestuesit dhe duke bërë thirrje të fuqishme: "Hajdutë!"/Dosja.al

 

 

 

 

deputetët e partisë demokratike

Sondazh

Poll