Politike

"Nuk ka ambulancë"/ Noka: Po pres makinën time të dërgojmë protestuesin në spital

Incidenti ka ndodhur në hyrje të Kalasë së Tiranës, ku i riu është gjendur në gjendje të rëndë.

20 Shkurt 2026, 20:39 Nga E.d
"Nuk ka ambulancë"/ Noka: Po pres makinën time të
Foto ilustruse

TIRANA- Protesta e PD-së vijon në rrugët e Tiranës. Forcat e policisë kanë sulmuar me gaz lotsjellës protestuesit. Si pasojë e kësaj një protestues është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat. Incidenti ka ndodhur në hyrje të Kalasë së Tiranës, ku i riu është gjendur në gjendje të rëndë.

Deputeti demokrat, Flamur Noka ka thënë se nuk ka ambulancë. Ai ka deklaruar se po pret makinën e tij, për ta dërguar në spital protestuesin e lënduar.

"Asgjë s’e ndal popullin opozitar pa e kryer narko-regjimin e krimit dhe karteleve.  Ato maska që vënë u kanë rënë tashmë, hesapet Edi Rama bën me shqiptarët dhe me askënd tjetër", tha Noka ndër të tjera./Dosja.al

flamur noka pd protesta ne shba

Sondazh

Poll