Politike

Gaz lotsjellës pranë Xhamisë së Namazgjasë, Bardhi: Është një cenim i hapur i lirisë së besimit dhe...

Përmes një reagimi, ai tha se kjo është një përpjekje brutale për të penguar besimtarët myslimanë të kryejnë ritet e tyre pas iftarit.

20 Shkurt 2026, 21:16 Nga E.d
Gaz lotsjellës pranë Xhamisë së Namazgjasë, Bardhi:
Foto ilustruse

TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka deklaruar se gazi lotsjellës pranë Xhamisë së Namazgjasë, është një cenim i hapur i lirisë së besimit. Përmes një reagimi, ai tha se kjo është një përpjekje brutale për të penguar besimtarët myslimanë të kryejnë ritet e tyre pas iftarit.

Bardhi dënoj  këtë veprim, që sipas tij i ngjan praktikave të një regjimi represiv dhe bie ndesh me çdo standard demokratik.

Reagim i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi

Hedhja e gazit lotsjellës brenda xhamisë, në një moment kur nuk ka asnjë protestues, përbën një akt të rëndë dhe të papranueshëm. Është një cenim i hapur i lirisë së besimit dhe një përpjekje brutale për të penguar besimtarët myslimanë të kryejnë ritet e tyre pas iftarit.

E dënoj me forcën më të madhe këtë veprim, që i ngjan praktikave të një regjimi represiv dhe bie ndesh me çdo standard demokratik.

Sot, 35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit, është e papranueshme që në këtë vend të përdoren metodat diktatoriale të regjimit komunist. Bustin e rrëzuam 3 dekada më parë, prandaj frikën dhe dhunën nuk do t’i lejojmë të ngrihen sërish./Dosja.al

gazmend bardhi protesta policia

Sondazh

Poll