Politike

Policia mbush PD me gaz lotsjellës, tenton të bllokojë hyrjen në selinë blu

Kjo ka vështirësuar hyrjen e zyrtarëve të PD në seli, ashtu sikurse edhe simpatizantëve të PD-së.

20 Shkurt 2026, 20:38 Nga E.d
Policia mbush PD me gaz lotsjellës, tenton të bllokojë hyrjen
Foto ilustruse

TIRANA- Një incident tjetër është shënuar gjatë protestës kombëtare të opozitës.  Policia ka mbushur selinë e PD-së me gaz lotsjellës. Ajo ka tentuar të bllokojë hyrjen në selinë blu. 

Kjo ka vështirësuar hyrjen e zyrtarëve të PD në seli, ashtu sikurse edhe simpatizantëve të PD-së. Gazi lotjsellës dhe uji i përdorur nga Policia është përdorur ndaj protestuesve përballë Kuvendit, por edhe ndaj besimtarëve myslimanë të cilët ndodheshin brenda Xhamisë së Namazgjasë./Dosja.al

 

pd opozita protesta

Sondazh

Poll