Politike

Policia hodhi gaz lotsjellës pranë selisë blu/ Berisha: Jap fjalën e nderit se nëse guxon të sulmojë këtë seli, selia e tij gjurmë nuk do gjejë

Kryedemokrati theksoi se kandidatja për depute e PD-së, Senada Mehmeti u qëllua me plumb gome në kokë.

20 Shkurt 2026, 21:38 Nga E.d
Policia hodhi gaz lotsjellës pranë selisë blu/ Berisha: Jap
Sali Berisha

TIRANA- Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se policia ka hedhur gaz lotsjellës pranë selisë blu. Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha tha se ata që guxojnë të sulmojnë këtë qeli do të ndëshkohet. 

Kryedemokrati theksoi se kandidatja për depute e PD-së, Senada Mehmeti u qëllua me plumb gome në kokë. Sipas tij, sot Edi Rama ka ndërmarrë një akt të pashembullt, pasi ka sulmuar selinë e PD-së, si një hakmarrje ndaj kryengritësve paqësorë.

"Mirënjohjen më të pakufijshme ju, qytetarëve dhe qytetarëve. Burrave dhe grave të rinjve dhe të rejave. Që sot më 20 shkurt përsëritët në një formë apo në tjetrën 20 shkurtit e 1991. Natyrisht nse shtatorja e Satanit ndodhej në piedestalin në shesh, busti i gjallë nuk ndodhej as në Shqipërië.

Por kjo, nuk pengoi ju për të dëshmuar vendosmërinë më të madhe. Kjo nuk pengoi ju për tu përballë dhëmbë për dhëmbë me falanga krimi me mjetet të paligjshme kundër kryengritëvse paqësorë. Projekti i tyre, ogurzi për të krijuar gjakderdhje. Përsëris sot u shpalos duke qëlluar në ballë, kandidatën për deputetë të PD-së Senada Mehmeti, një demokrate e flaktë.

U qëlluan pas koke me bombula gazi. U përdorën bombat tymuese me acid nitrik helmues, bombat shurdhuese vetëm për të akuzuar opozitën. Ato mjete që përdorën në pozicione luftarake me palë armike. Por sot, përshkallëzimi i Edi Ramës, kundër opozitës ka qenë i paprecedentë. Sot kriminel me uniformë kanë hedhur bomba tymuese dhe gazi në territorin e PD-së.

Sot Edi Rama ka ndërmarrë një akt të pashembullt. Ka sulmuar selinë e PD-së, si një hakmarrje ndaj kryengritësve paqësorë. Jap fjalën e nderit se nëse guxon të sulmojë këtë seli, selia e tij gjurmë nuk do gjejë. I them Edi Ramës, është mundim i madh për ne të përmbajë qytetarët, janë të gatshëm në çdo moment për ti bërë të paqenë," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd protesta

Sondazh

Poll