Politike

Selia PD mbytet me gazlotsjellës, Boçi: Policinë e Ramës e ka kapluar paniku e frika

Ai tha se kjo është polici e Ramës dhe e qeveritarëve që duan të ruajnë privilegjet e tyre.

20 Shkurt 2026, 21:28 Nga E.d

Selia PD mbytet me gazlotsjellës, Boçi: Policinë e Ramës e

TIRANA- Deputeti Luçiano Boçi tha se policinë e Ramës e kapluar paniku e frika. Gjatë një prononcimi për mediat, ai u shpreh se ata nuk kursyen as njerëzit she as seline e PD-së. 

Ai tha se kjo është polici e Ramës dhe e qeveritarëve që duan të ruajnë privilegjet e tyre. Deputeti tha se protesta po vijon, pasi njerëzit duan ta vijojnë pasi duan të shprehin revoltën.

“Agresivitet i policisë. E kemi parë dhe në proteste të tjera por këtë herë ka qenë më i madh. Ndoshta e paralajmëruar dhe nga ministrja që kërkoi  të mos mbante përgjegjësi për veprimet e policisë. Nuk kursejnë as njerëzit, as selinë e PD-së. Kjo është shprehje e panikut që i ka kapluar.

Shikoni qytetarët qëndrojnë dhe duan ta cojnë deri në fund protestën e tyre. Nuk e pengon as gazi dhe as agresiviteti i policisë që nuk është më polici e qytetarëve. E ka deklaruar me gojën e vet ministrja. Kjo është polici e Ramës dhe e qeveritarëve që duan të ruajnë privilegjet e tyre. Protesta po vijon. Njerëzit duan ta vijojnë pasi duan të shprehin revoltën” tha Boçi./Dosja.al

edi rama pd protesta

Sondazh

Poll