Politike

"Përshkallëzimi i Ramës ndaj opozitës, i paprecedent"/ Berisha: Sulmi në selinë e PD, hakmarrje! U përdorën bomba shurdhuese e gazi

Lideri demokrat tha gjatë një prononcimi për mediat se gjatë protestës u përdorën bomba shurdhuese e gazi.

20 Shkurt 2026, 21:35 Nga E.d
"Përshkallëzimi i Ramës ndaj opozitës, i
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se përshkallëzimi i Ramës ndaj opozitës është i paprecedent. Ai e konsideroj sulmin me gazlotsjellës në selinë e PD, si hakmarrje.

Lideri demokrat tha gjatë një prononcimi për mediat se gjatë protestës u përdorën bomba shurdhuese e gazi. Berisha theksoi se janë përdorur bomba të tymosura me acid nitrik helmues dhe bomba shurdhuese vetëm për të akuzuar opozitës. 

“Projekti i tyre, plani i tyre ogurzi për të krijuar gjakderdhje sot, u shpalos duke qëlluar në ballë kandidaten për deputetë të PD Senada Mehmeti, një demokrate e flaktë. Ju patë të tjerë që u qëlluan pas koke. U përdorën bomba të tymosur me acid nitrik helmues, bomba shurdhuese vetëm për të akuzuar opozitës.

U përdoren mjete që përdoren në pozicione luftarake. Përshkallëzimi i Ramës sot kundër opozitës i paprecedent. Kriminale me uniformë kanë hedhur bomba tymuese dhe bombola gazi. Sot Rama ka ndarrmarrë një akt të pashembullt, sulmoi selinë e PD, si hakmarrje ndaj kryengritësve paqësore”, tha ai./Dosja.al

sali berisha protesta opozita

Sondazh

Poll