Politike

"Forcat e policisë kanë sulmuar selinë blu"/ PD dënon dhunën: Gazi lotsjellës ndërpreu faljen e besimtarëve myslimanë

Në deklaratëën e saj thuhet se raportohen disa të plagosur në anën e protestuesve.

20 Shkurt 2026, 21:23 Nga E.d

 

"Forcat e policisë kanë sulmuar selinë blu"/  PD
Foto ilustruse

 

TIRANA- PD ka dënuar dhunën e përdorur nga policia, ndaj protestuesve. Përmes një deklarate zyrtare, PD shprehet se gazi lotsjellës ndërpreu faljen e besimtarëve myslimanë. Ata thanë se forcat e policisë kanë sulmuar selinë blu. Në deklaratëën e saj thuhet se raportohen disa të plagosur në anën e protestuesve.

Partia Demokratike dënon me forcë dhunën e përdorur nga policia, plagosjet me plumba gome, përdorimin e gazit lotsjellës dhe mosrepektimin e së drejtës kushteteuse për protestë.

Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë

Sasi të mëdha gazi lotsjellës janë hedhur në oborrin, mjediset dhe deri te zyrat e drejtuesve të Partisë Demokratike, forca kryesore e opozitës, pak minuta pas protestës kombëtare të 20 shkurtit, e organizuar në bashkëpunim me një grup intelektualësh të pavarur, nën siglën e Forumit të Dialogut Qytetar, në përkujtim të rrëzimit të shtatores së diktatorit Enver Hoxha dhe revoltës për skandalet korruptive të qeverisë Rama.

Forcat e Policisë kanë sulmuar selinë e forcës kryesore të opozitës pas një proteste paqësore, e disata në dy muajt e fundit, duke sjellë kaos, të lënduar dhe të plagosur. Gazi lotsjellës ka ndikuar dhe ndërprerë dhe faljen e besimtarëve myslimanë të cilët janë në ditën e të tretë të muajit të Ramazanit.

Raportohen disa të plagosur në anën e protestuesve, një akt i paralajmëruar nga deklarata e policisë sot, e cila shmangu përgjegjësinë duke thënë se nuk e garantonte protestën e sotme, duke shpërfillur kështu një prerogativë kushtetuese.

Partia Demokratike dënon me forcë dhunën e përdorur nga narkopolicia, plagosjet me plumba gome, përdorimin e gazit lotsjellës dhe mosrepektimin e së drejtës kushteteuse për protestë.

Partia Demokratike mban përgjegjës direkt drejtorin e Policisë të lidhur me bandat kriminale, ministren e Brendshme dhe Kryeministrin Rama, urdhri i të cilit qëndron pas kësaj dhune të pashembullt policore dhe politike. Zyra e Shtypit dhe Komunikimit./Dosja.al

 

pd protesta policia

Sondazh

Poll