Politike

Protesta/ Berisha: E kanë gjuajtur me plumb gome kandidaten tonë për deputete. Demokratja: Më qëlluan nga tarraca... (FOTO)

Sipas tij, kjo protestë shënon një stad tjetër nga protestat e tjera.

20 Shkurt 2026, 20:31 Nga E.d
Protesta/ Berisha: E kanë gjuajtur me plumb gome kandidaten tonë
Foto ilustruse

TIRANA- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se policia ka goditur me plumb gome kandidaten e PD-së, për deputete. Berisha tha se protesta nuk do të mbyllet këtu, por do të vazhdojë. Sipas tij, kjo protestë shënon një stad tjetër nga protestat e tjera.

Ndërsa, kandidatja për deputete të PD, Senida Mehmeti e cila është lënduar në ballë, u shpreh se është qëlluar nga taraca e kryeministrisë. 

“E kanë gjuajtur me plumb gome kandidaten tonë për deputete, protestuesen me paqësore, por këta po telkalojnë çdo vijë të kuqe, do marrin ndëshkim shembullor për këtë qëndrim që mbajnë. Protesta nuk mbyllet këtu, do vazhdojë dhe kjo protestë shënon një stad tjetër nga protestat tona. Këta që gjuajnë protestuesit paqësor, do përballen me ndëshkimin”, tha Berisha.

“Gjatë kohës që Berisha po mbante fjalimin, kam qenë në rreshtin e parë pa bërë asgjë, nga pozicioni ku jam qëlluar do ketë ardhur nga tarraca e kryeministrisë, un isha në të majtë të skenës. Pas mjekimit, do vazhdoj protestën. Asgjë s’na ndal neve”, tha kandidatja për deputete e PD-së./Dosja.al

sali berisha pd protesta

Sondazh

Poll