Politike

“Milosheviç kundërshtari im i vetëm”, Gjyqi në Hagë, Thaçi: S’mund të qëndroja anash ndërsa populli përballej me shfarosje

Sipas tij, pretendimi i Prokurorisë se qëllim ishte marrja e Kosovës, është tejet absurde dhe ofenduese.

18 Shkurt 2026, 14:29 Nga E.d
“Milosheviç kundërshtari im i vetëm”, Gjyqi në
Foto ilustruse

HAGË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se Milosheviç ishte kundërshtari i tij i vetëm. Gjatë fjalës së tij në seancën gjyqësore në Hagë, Thaçi u shpreh se duke i parë masakrat që bëheshin ndaj popullit, nuk mund të qëndronte indifferent. Në lidhje me këtë, ish-presidenti tha se nuk pendohet kurrë.

Sipas tij, pretendimi i Prokurorisë se qëllim ishte marrja e Kosovës, është tejet absurde dhe ofenduese. Ai e cilësoj këtë si një ofendim, ndaj përpjekjeve të NATOS dhe Perëndimit me të cilët bashkëpunoi.

Hashim Thaçi në Hagë: Duke i parë masakrat ndaj popullit tim, nuk mund të qëndroja indifferent. Vendosa të kthehem në 1998 ishte vendim personal i imi i askujt tjetër. S’mund të qëndroja anash ndërsa populli përballej me shfarosje. Bëra atë që do të bënte kushdo. Për këtë jam krenar, dhe nuk ‘ bie pishman asnjëherë.

Të nderuar gjyqtar, prokuroria pretendon se qëllim ishte marrja e Kosovës, është tejet absurde dhe ofenduese. Është ofendim për kujtimin e mijërave heronjve që dhanë jetën për liri. Është ofendim dhe e padrejtë edhe për përpjekjet e NATOS dhe Perëndimit me të cilët bashkëpunova. Përsëris një të vërtetë të përjetshme. I vetmi kundërshtar o imi, popullit të Kosovës dhe botës demokratike ishte Milloshevic./Dosja.al

hashim thaçi kosova haga

Sondazh

Poll