Politike

 Shqipëria në Bordin e Paqes/ Zyrtari i PE: I pyetëm kolegët në Tiranë pse morën këtë vendim dhe kuptuam se ishte mbështetur si nga shumica dhe opozita

Gjatë një konference pet mediat nga Tirana, McAllister u shpreh se është në dijeni të këtij vendimi, por shtoi se nuk mund të flas në emër të 27 vendeve anëtare, ndonëse disa prej tyre do të marrin pjesë. 

18 Shkurt 2026, 14:11 Nga E.d
 Shqipëria në Bordin e Paqes/ Zyrtari i PE: I pyetëm
Foto ilustruse

TIRANË- Kryetari i Komisionit për Çështjet e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister ka komentoi vendimin e Shqipërisë për të marrë pjesë në Bordin e Paqes. Një iniciativë kjo e nisur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Gjatë një konference pet mediat nga Tirana, McAllister u shpreh se është në dijeni të këtij vendimi, por shtoi se nuk mund të flas në emër të 27 vendeve anëtare, ndonëse disa prej tyre do të marrin pjesë. Zyrtari i PE-së tha se i ka pyetur kolegët e tij në Tiranë, se pse e morën këtë vendim dhe kuptoi se, ky ishte një vendim i mbështetur si nga shumica dhe opozita.

“Jemi në dijeni për vendimin e Shqipërisë për të marrë pjesë në Bordin e Paqes. Nuk mund të flas në emër të 27 vendeve anëtare, por edhe disa shtete aty që do të marrin pjesë. Disa vende nuk e kanë ndarë mendjen. Shumica janë të vendosura të marrin pjesë.

I pyetëm kolegët tanë se përse është marrë ky vendim, dhe kuptuam se është vendim i mbështetur si nga shumica dhe opozita. Edhe nga delegacioni ynë me 9 anëtarë ka mendime të ndryshme. Ka ata që janë pro dhe ata që janë kundër. Në fund të fundit kjo është demokracia.”, u shpreh zyrtari i PE./Dosja.al

david mcallister donald trump shba

Sondazh

Poll