Politike

Lufta kundër korrupsionit/ McAllister: Shqipëria ka rënë 9 vende në raportin e TIA, kjo është drastike

Gjatë konferencës për mediat nga Tirana, ai u shpreh se vendi duhet të ruaj ritmin në luftën ndaj korrupsionit. 

18 Shkurt 2026, 13:55 Nga E.d
Lufta kundër korrupsionit/ McAllister: Shqipëria ka rënë 9
David McAllister

TIRANË- Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian (AFET), David McAllister ka komentuar rënien e Shqipërisë 9 vende në raportin e TIA për korrupsionin. Gjatë konferencës për mediat nga Tirana, ai u shpreh se vendi duhet të ruaj ritmin në luftën ndaj korrupsionit. 

McAllister tha se është e rëndësishme që sistemi i drejtësisë të plotësohet me staf dhe të mos bëhet nën presion. Në lidhje me këtë, McAllister theksoi se politika duhet të japë shembullin e vet dhe ta mbështesë këtë proces,

“Duhet ruajtur ritmi në luftën ndaj korrupsionit. Shumë është arritur, por ende jo në nivelin e kënaqshëm. Në raportin e TIA Shqipëria ka rënë me 9 vende. Është e rëndësishme që sistemi i drejtësisë të plotësohet me staf dhe të mos bëhet nën presion. Por politika duhet të japë shembullin e vet dhe ta mbështesë këtë proces,” tha McAllister./Dosja.al

david mcallister shqipëria korrupsion

Sondazh

Poll