Politike

Pikat themelore për integrimin në BE/ McAllister: Politika të japë shembullin në mbështetje të drejtësisë

Në një konferencë për shtypin shqiptar, McAllister u shpreh se, është e rëndësishme që sistemi i drejtësisë të plotësohet me staf dhe të mos punohet nën presion.

18 Shkurt 2026, 13:45 Nga D.S
Pikat themelore për integrimin në BE/ McAllister: Politika të
David McAllister

TIRANË- Përfaqësuesi kryesor i Delegacionit të David McAllister në Parlamentin Europian foli për pikat kryesore që ai mendon se duhet të vlerësohen nga politika. 

Në një konferencë për shtypin shqiptar, McAllister u shpreh se, është e rëndësishme që sistemi i drejtësisë të plotësohet me staf dhe të mos punohet nën presion. Ndër të tjera, ai theksoi se që reforma zgjedhore të bëhet reale, duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe të plotësojë rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Tre pikat themelore:

Lufta ndaj korrupsionit:
“Duhet ruajtur ritmi në luftën ndaj korrupsionit. Shumë është arritur, por ende jo në nivelin e kënaqshëm. Në raportin e TIA Shqipëria ka rënë me 9 vende. Është e rëndësishme që sistemi i drejtësisë të plotësohet me staf dhe të mos bëhet nën presion. Por politika duhet të japë shembullin e vet dhe ta mbështesë këtë proces.”

Reforma zgjedhore:
“Dëshirojmë të shohim një reformë zgjedhore reale të bëhet në kohë. Të jetë gjithëpërfshirëse dhe të plotësojë rekomandimet e OSBE/ODIHR.”

Mbështetja e institucioneve dhe procesi i zgjerimit:
“Procesi i zgjerimit është një proces i bazuar mbi meritën; secili vend vlerësohet në bazë të përmbushjes së kritereve. Por jemi të shqetësuar për polarizimin politik në vend. Protestat e dhunshme nuk kanë vend në një demokraci funksionale.”/Dosja.al

david mcallister be intergrimi i shqiperise ne be

Sondazh

Poll