Politike

McAllister: Nuk komentoj çështje individuale që janë në hetim

McAllister theksoi se përtej aspektit ligjor, ekziston edhe një dimension i përgjegjësisë politike.

18 Shkurt 2026, 13:48 Nga I.A

McAllister: Nuk komentoj çështje individuale që janë

TIRANË- Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian (AFET), David McAllister ka deklaruar se nuk komenton çështjet që janë nën hetim nga Drejtësia. Në një konferencë për mediat nga Tirana, ku është pyetur edhe për çështjen Balluku, McAllister u shpreh se rasti ka qenë pjesë e diskutimeve gjatë vizitës dhe takimeve të zhvilluara në Shqipëri.

“Kjo çështje ka pasur një rol gjatë vizitës dhe takimeve tona në Shqipëri. Nuk jam në pozicion të komentoj një çështje individuale. Po vij nga Brukseli dhe kam dijeni mbi rastin, por nuk do të përfshihem në çështjet ligjore të këtij rasti”, deklaroi ai.

McAllister theksoi se përtej aspektit ligjor, ekziston edhe një dimension i përgjegjësisë politike.

“Kjo është gjithashtu një pyetje për përgjegjësinë politike dhe duhet të zgjidhet brenda qeverisë shqiptare,” tha ai./Dosja.al

david mcallister

Sondazh

Poll