Politike

Nisma e Ramës/ Gonzato: Të mos preket Reforma në Drejtësi, presim që të konsultohemi për këto nisma

Në konferencë me David McAllister, Gonzato deklaroi se nuk duhet të preket Reforma në Drejtësi.

18 Shkurt 2026, 13:57 Nga D.S
Nisma e Ramës/ Gonzato: Të mos preket Reforma në Drejtësi,
McAllister

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato komentoi nismën e mazhorancës për ndryshimet ligjore me qëllim pengimin e pezullimit të ministrave nga detyra.

Në konferencë me David McAllister, Gonzato deklaroi se nuk duhet të preket Reforma në Drejtësi. Gjithashtu, ambasadori theksoi se presin që të konsultohen për këto nisma për ndryshimet ligjore, sidomos kur bëhet fjalë për reformën në drejtësi.

“Ne i ndjekim nga afër nismat e qeverisë që kanë lidhje me shtetin ligjor, jo vetëm se jemi në merak për harmonizimin e tyre me atë të BE, por edhe që të mos prekin reformën e drejtësisë. Sa i takon prekjes apo ndikimit që kanë në këtë rast nuk do kisha një koment në këtë rast. Presim që të konsultohemi për këto nisma”, tha ambasadori Gonzato./Dosja.al

silvio gonzato reforma ne drejtesi david mcallister

Sondazh

Poll