18 Shkurt 2026, 13:18
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetar i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se Edi Rama po detyron partnerët ndërkombëtarë të mbyllin procesin e integrimit dhe çdo ndihmë ndaj Shqipërisë. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha tha se kjo po ndodh pavarësisht paralajmërimeve ultimative nga partnerët që nuk do të tolerojnë pengesa ndaj drejtësisë.
Berisha theksoi se partnerët ndërkombëtarë nuk kanë interesa të tjera përveç atyre të qytetarëve shqiptarë dhe se në 35 vite kanë dhënë 8–10 miliardë euro ndihma në mijëra projekte në të gjithë vendin.
"Dhe e bën këtë veprim pavarësisht nga paralajmërimet ultimative që ka marrë nga partnerët tanë se nuk do të tolerohet asnjë pengesë për drejtësinë. Tani, këta partnerët tanë, duhet t’ua them shqiptarëve, në mënyrë absolute nuk kanë asnjë interes tjetër përveç interesit të qytetarëve shqiptarë. Por ama, këta partnerët tanë, kanë dhënë për qytetarët shqiptarë gjatë këtyre 35 viteve të paktën 8 deri në 10 miliardë euro në mijëra e mijëra projekte nga Kakavija gjer në Vermosh, që e kanë nxjerrë këtë vend nga koha e prapambetjes më të thellë, e kanë sjellë në këtë.
Kanë kontribute substanciale. Se ç’po kërkojnë ata? Ata sigurisht ato ndihma, ato projekte që janë me mijëra, ujësjellësa, ferma, ato projekte kudo, i kanë dhënë për qytetarët e një vendi që duhet të gëzojnë ligjin, të drejtat, që të zhvillohen.
Nuk i kanë dhënë për një diktaturë. Nuk ndihmojnë diktatura. Dhe ky tani do t’u thotë se nuk jemi Gjermania, se nuk jemi Danimarka, se nuk jemi Austria. Pse? Sepse kërkojnë zbatimin jo të Kushtetutës së tyre, por të Kushtetutës sonë.
Qytetarët duhet ta dinë se ky po sillet në mënyrën më antishqiptare, po shkelmon interesat e çdo qytetari. Po shkelmon të ardhmen e shqiptarëve. Po detyron partnerët tanë që të mbyllin çdo ndihmë ndaj Shqipërisë, integrimin ndaj Shqipërisë, sepse si ky nuk ka absolutisht asnjë kryeministër në vendet që pretendojnë për të ecur drejt BE, që të mund të imagjinojë të marrë masa të tilla," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
18 Shkurt 2026, 13:13
I.A
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, deklaroi se Kushtetuta e vendit parashikon pezullimin nga detyra edhe të gjyqtarëve kushtetues, duke akuzua...
Politike
18 Shkurt 2026, 13:10
D.S
eDI rAMA
Në janar të këtij viti, shumica parlamentare në Serbi, e drejtuar nga presidenti Aleksandër Vuçiç, miratoi...
Politike
18 Shkurt 2026, 13:04
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar për shkelje t&eu...
Politike
18 Shkurt 2026, 12:46
I.A
Geoffrey Roberts
HAGË- Avokati i Rexhep Selimit në Hagë, Geoffrey Roberts, sot në deklaratën përmbyllëse tha se paaft&eu...
Politike
18 Shkurt 2026, 12:40
D.S
Jakup Krasniqi
Mbrojtja e Krasniqit tha se provat do ta çojnë trupin gjykues që ta shpallin atë të pafajshëm. Avokati i Kr...
Politike
18 Shkurt 2026, 12:18
D.S
Gahler dhe Balla
TIRANË- Një debat lidhur me marrëdhënien ndërkombëtare, është ndezur gjatë një taki...
Politike
18 Shkurt 2026, 12:19
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt Washingtonit, në përgjigje të ftesës së Presidentit t&...
Politike
18 Shkurt 2026, 12:06
I.A
Andis Salla
TIRANË- Ministri i Bujqësisë, Andis Salla ka njoftuar se këtë vit do të zhbllokohen fondet IPARD të BE-s&eum...
Politike
18 Shkurt 2026, 11:59
I.A
TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla në fjalën e mbajtur në konferencën për media për p...
Politike
18 Shkurt 2026, 11:40
I.A
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë të enjten në ceremoninë zyrtare të themelimit t&eu...