16 Shkurt 2026, 10:45
Nga D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi ndryshimet ligjore të propozuara nga kryeministri Edi Rama mbi imunitetin e ministrave.
Sipas tij, vendimi për pezullim është i ligjshëm dhe mbështetet nga Komisioni i Venecias, dhe paralajmëroi se ky veprim do të ketë pasoja politike dhe do të mbyllë dyert e integrimit të Shqipërisë në BE. Ndër të tjera, Berisha e cilësoi këtë si aktin më kriminal dhe më poshtërues dhe akuzoi Ramën se kërkon të mbrojë veten dhe ministra të tjerë nga hetimet e SPAK.
*Pyetje: z. Berisha, zoti Rama ditën e sotme ka deklaruar se do paraqesin kërkesën për ndryshime ligjore sa i përket imunitetit të ministrave. Çfarë do bëjë opozita në rastin konkret sepse duket si një përpjekje e kryeministrit për të mbrojtur jo vetëm zonjën Balluku, por në të ardhmen edhe ministra të tjerë nga masat e SPAK. Ju si do veproni si opozitë?*
Sali Berisha: Ky është akti më i rëndë, më kriminal, më poshtërues ndaj qytetarëve shqiptarë, që Edi Rama guxon të marrë. Në sytë e botës, Edi Rama u thotë shqiptarëve se personalisht ai dhe organizata e tij kriminale dhe ministrat, qëndrojnë mbi ligjin, qëndrojnë mbi çdo gjë tjetër në këtë vend dhe nuk mund të hetohen.
U kemi vjedhur dhe do u vjedhim.
Ky është morali, e vërteta e këtij amendamenti që ata paraqesin sot.
Dhe kjo është goditja më e rëndë që u bëjnë ata aspiratave të qytetarëve shqiptarë.
Kjo është goditja më e rëndë që i bëjnë ata shtetit ligjor, është mbrojtja më e fuqishme ndaj sistemit të korrupsionit që kanë vendosur.
Qytetarët duhet ta dinë, pas anulimit me ligj të këtij funksioni të prokurorisë speciale, prokurorëve nuk u mbetet asgjë tjetër përveç imunitetit. Por imuniteti nuk është në dorën e tyre, imuniteti është në dorën e Edi Ramës.
Dhe Edi Rama, për ata që bënë ligjin mburojë, imunitete nuk heq.
Në këtë rast, unë e paralajmëroj atë se do paguajë çmimin më të shtrenjtë me këtë akt dhe se po u fakton shqiptarëve dhe botës se çfarëhajduti i pafytyrë është ky.
Se si ky njeri, i kapur në flagrancë me afera të mëdha korruptive, vetë, baxhanaku, e shoqja e tij, enturazhi i tij, tani do të bëjë ligjin që të vjedhë sa të mundet dhe të mos mund ta pezullojnë.
Sqaroj edhe njëherë, pezullimi është një e drejtë ligjore.
Pezullimin e ka miratuar plotësisht, pas ekspertizës që i ka bërë ligjit të procedurës penale të Kosovës, Komisioni i Venecias.
Komisioni i Venecias është shprehur se pezullimi nuk bie ndesh me parimet e Kushtetutës dhe pushteteve.
Edi Rama kërkon me çdo kusht të mbrohet nga vjedhjet që ka bërë, bën dhe do të bëjë me amendamentin që dërgoi sot në parlament.
Ndaj ja ku jemi në këmbë.
Një gjë do u them shqiptarëve, se me këtë akt, ai i mbyll dyert e integrimit të Shqipërisë në BE dhe krijon fushën më të madhe të mundshme për vjedhjen, plaçkitjen e tyre, varfërimin e mëtejshëm, të tejskajshëm dhe është në dorën e tyre të marrin fatin.
Data 20 po vjen, është dita e qytetarëve.
Kryengritja paqësore opozitare ka pasur jehonën më të jashtëzakonshme dhe më dashamirëse në të gjithë botën.
Ju besoj e keni ndjekur se çfarë paraqitje, në qoftë se rrjetet kryesore gjermane e kanë paraqitur me 10 minuta, rrjetet proqeveritare shqiptare, pas protestës i kanë kushtuar 2, 3, maksimumi 4 minuta.
Janë përpjekur ta fshehin.
Bota e pa, edhe dje rrjeti më i madh televiziv në botë, Foksi, kishte një kronikë të madhe të zgjeruar për protestën vigane të opozitës shqiptare.", tha Berisha./Dosja.al
sali berisha pd
Politike
16 Shkurt 2026, 10:33
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Opozitës Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj gjyqtares Irena Gjoka të cilën e etike...
Politike
16 Shkurt 2026, 10:27
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi një publikim që lidhet me çështjen "Partizani...
Politike
16 Shkurt 2026, 10:19
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Opozitës Sali Berisha, lexoi mesazhin që deklaroi se kishte lënë në SPAK. Në një ...
Politike
16 Shkurt 2026, 10:14
E. D
TIRANË- Këshilli i Mandateve do të mblidhet më 23 shkurt, në orën 10:00, për të shqyrtuar çështjen e imuni...
Politike
16 Shkurt 2026, 10:13
E. D
KOSOVË- Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e ka uruar Kosovën për 18-vjetorin e shtetësisë së saj dhe e ka rikonfirmuar mb&...
Politike
16 Shkurt 2026, 10:09
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e P...
Politike
16 Shkurt 2026, 09:57
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama foli në mbledhjen e grupit të PS edhe për 33 arrestet e lëshuara për &c...
Politike
16 Shkurt 2026, 09:47
D.S
Edi Rama
TIRANË- Kreu i Qeverisë, Edi Rama deklaroi se çështja e mandatit të zv.kryeministres Belinda Balluku do të trajto...
Politike
16 Shkurt 2026, 09:41
D.S
TIRANË- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama u shpreh se punonjësit e administratës nuk janë 'mish për top' të askujt d...
Politike
16 Shkurt 2026, 09:35
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partia Socialiste, ku u prezantua ni...