Politike

Dosja Partizani/ Berisha prezanton publikimin: Këtu do gjeni 35 falsifikimet e Dumanit, Krajës dhe Millonait

Në një deklaratë për mediat, Berisha e cilësoi materialin si një libër monumental të drejtësisë së falsifikuar dhe manipuluar, duke treguar se në të janë të dokumentuara 35 falsifikime që mbajnë përgjegjësi ish-drejtuesët i SPAK, Altin Dumani,  Arben Kraja, si dhe prokurorja Enkeleda Millonai.

16 Shkurt 2026, 10:27 Nga D.S
Dosja Partizani/ Berisha prezanton publikimin: Këtu do gjeni 35
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi një publikim që lidhet me çështjen "Partizani”.

Në një deklaratë për mediat, Berisha e cilësoi materialin si një libër monumental të drejtësisë së falsifikuar dhe manipuluar, duke treguar se në të janë të dokumentuara 35 falsifikime që mbajnë përgjegjësi ish-drejtuesët i SPAK, Altin Dumani,  Arben Kraja, si dhe prokurorja Enkeleda Millonai. Sipas tij, publikimi do të shpërndahet edhe në formë dixhitale për shkak të numrit të kufizuar të kopjeve fizike.

"Meqë jemi këtu, keni një libër monumental të drejtësisë së falsifikuar dhe manipuluar.
Një proces politik kundër liderit të opozitës dhe pronarëve legjitimë, në të cilin ju do gjeni 35 falsifikime të falsifikatorëve Dumani, Kraja dhe Millonai. Domethënë Troplini, ish-xhelati i Sigurimit të Shtetit, Kraja dhe ndrikulla e kartelit të drogës së Elbasanit, Enkelejda Fetahu.
Në këtë publikim janë të rreshtuara me fakte të pakundërshtueshme 35 falsifikime, secili prej tyre përbën krim të rëndë në procesin e dosjes Partizani. Tani, meqenëse kjo është vetëm një dosje, do ua dërgojmë të gjithëve në formë dixhitale. Sepse kopjet janë më të pakta, do donim që secili prej jush ta kishte në bibliotekë, por me kërkesat e mëdha është shumë e vështirë ta përballosh.", tha Berisha./Dosja.al

 

Dosja Partizani/ Berisha prezanton publikimin: Këtu do gjeni 35Dosja Partizani/ Berisha prezanton publikimin: Këtu do gjeni 35

sali berisha partia demokratike

Sondazh

Poll