Aktualitet

Reshjet e shiut dhe dëborës shkaktojnë rënie gurësh dhe inertesh në disa segmente rrugësh në Kukës

Kjo situatë nuk ka sjellë probleme në lëvizien e automjeteve, pasi të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme. I

15 Shkurt 2026, 09:11 Nga E.d
Reshjet e shiut dhe dëborës shkaktojnë
Pamje

KUKËS- Territori i qarkut të Kukësit është përfshirë nga reshjet e shiut dhe dëborës. Si pasojë e reshjeve intensive të shiut, të cilat kanë rënë gjatë natës ka pasur rënie inertesh dhe gurësh në disa segmente rrugësh. Por më së shumti, rënie inertesh ka pasur në Tropojë.

Kjo situatë nuk ka sjellë probleme në lëvizien e automjeteve, pasi të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme. I gjithë Qarku Kukës furnizohet me energji elektrike përveç Nj.Adm. Margegaj bashkia Tropojë./Dosja.al

kukësi reshje shiu tropojë

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Shkurt 2026, 22:44 E. D

Analiza: Arsimi i lartë, në udhëkryq

Një reformë e vonuar në arsimin e lartë po synon të sjellë ndryshime në mënyrën e financimit për universitet...