Politike

Ministri Salla takohet me homologun grek: Diskutuam bashkëpunimin në kuadër të integrimit të vendit në BE

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Salla shkruan se me të diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit në kuadër të procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

14 Shkurt 2026, 13:46 Nga I.A
Ministri Salla takohet me homologun grek: Diskutuam bashkëpunimin në
Andis Salla dhe Kostas Tsiaras

GREQI- Ministri i Bujqësisë Andis Salla është takuar me homologun grek Kostas Tsiaras gjatë vizitës zyrtare në Athinë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Salla shkruan se me të diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit në kuadër të procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Më tej Salla thekson se shprehu interesin për forcimin e bashkëpunimit institucional përmes projekteve Tëinning dhe shkëmbimit të ekspertizës.

Postimi i Plotë:

Athinë Gjatë vizitës sime të parë zyrtare si Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Greqi, kënaqësi takimi me Ministrin e Zhvillimit Rural dhe Ushqimit të Greqisë, Kostas Tsiaras, me të cilin diskutuam mbi thellimin e bashkëpunimit në kuadër të procesit të integrimit europian të Shqipërisë ???????????????????????? dhe ndarjen e përvojës greke në harmonizimin me legjislacionin e BE-së, veçanërisht në fushën e peshkimit dhe sigurisë ushqimore.

Shpreha interesin për forcimin e bashkëpunimit institucional përmes projekteve Tëinning dhe shkëmbimit të ekspertizës, ndërsa nënvizuam se minoritetet dhe komunitetet tona në të dy vendet janë ura të qëndrueshme që forcojnë marrëdhëniet dhe i japin dimension njerëzor vizionit tonë të përbashkët europian

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Andis Salla (@andis.salla)

andis salla kostas tsiaras

Sondazh

Poll