Politike

Berisha: Qëndrimi në shesh, ideja më e drejtë, do jetë faza përfundimtare e fitores sonë

Berisha vlerësoi propozimin e qytetarëve për të mos u larguar deri në arritjen e këtij qëllimi, duke e cilësuar atë si ide më të drejtë dhe duke shpjeguar se kjo do të shënojë fazën përfundimtare të fitores së tyre.

14 Shkurt 2026, 12:55 Nga I.A

Berisha: Qëndrimi në shesh, ideja më e drejtë, do jetë

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha theksoi rëndësinë e qëndrimit në shesh si një mjet për të rrëzuar narkoshtetin. Berisha vlerësoi propozimin e qytetarëve për të mos u larguar deri në arritjen e këtij qëllimi, duke e cilësuar atë si ide më të drejtë dhe duke shpjeguar se kjo do të shënojë fazën përfundimtare të fitores së tyre.

"Të falënderoj shumë për propozimin. Ne kryengritjen nuk e ndërpresim kurrë pa rrëzuar narkoshtetin. Dhe ideja juaj që mos largimi nga sheshi për rrëzimin e narkoshtetit, është absolutisht ideja më e drejtë. Në momentin më të parë që qytetarët të vendosin gjerësisht në këtë drejtim, ajo do të jetë dhe faza përfundimtare e fitores sonë," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll