Politike

Protesta paqësore në aeroport dhe port/ Berisha: Po i marrim në konsideratë

Në një bashkëbisedim me qytetarët, Berisha nënvizoi se qytetarët janë pjesë e një kryengritjeje paqësore dhe se beteja do të vazhdojë në forma të ndryshme pa u ndalur.

14 Shkurt 2026, 12:57 Nga I.A

Protesta paqësore në aeroport dhe port/ Berisha: Po i marrim në

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha pranoi sugjerimet për organizimin e protestave paqësore informuese në aeroport, port dhe rrugët kryesore, duke theksuar se idetë e tilla po merren në konsideratë. Në një bashkëbisedim me qytetarët, Berisha nënvizoi se qytetarët janë pjesë e një kryengritjeje paqësore dhe se beteja do të vazhdojë në forma të ndryshme pa u ndalur.

"Mendim i drejtë, edhe mund t’i bëjmë, janë në konsideratë. Unë të falënderoj për sugjerimin. Qëndron kjo. Ne jemi në betejë, jemi në kryengritje paqësore dhe kjo ka shumë forma. Ne nuk ndalemi në këtë betejë," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll