Politike

Ikja e Agaçit dhe Bizhgës nga Rama/ Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija, por ligji do të jetë i pamëshirë dhe ndaj tyre  

Berisha theksoi se ligji do të veprojë pa mëshirë ndaj tyre dhe shprehu besimin se ata do të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre në përputhje me ligjin.

14 Shkurt 2026, 12:49 Nga I.A
Ikja e Agaçit dhe Bizhgës nga Rama/ Berisha: Minjtë ikin kur
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha komentoi ikjen e Ëngjëll Agaçit dhe Valbona Bizhgës nga qeveria e Edi Ramës. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha i përshkroi ata si bashkëpunëtorë të përfshirë në veprimtari kriminale dhe pazare të dyshimta.

Berisha theksoi se ligji do të veprojë pa mëshirë ndaj tyre dhe shprehu besimin se ata do të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre në përputhje me ligjin.

"Ata kanë kryer krime të dy. Ju duhet ta dini se Don Agaçio ‘dhuratë madhi’ është një nga koskat mafioze më të rrezikshme të Ballkanit, me veprimtari mafioze kundër Shqipërisë, shqiptarëve dhe kundër italianëve dhe shtetit italian. Unë kam besim të madh se në të dy vendet, ky mafioz do të bëhet përgjegjës para ligjit. Kurse për Vali Bizhgën, mund të them se, si kurrë ndonjëherë në zyrën e saj, natyrisht me autorizimi ne Ramës, por ajo nuk duhej ta pranonte kurrë, se shefja e kabinetit i ka të qartë detyrat e veta, bëheshin pazare për bajpasin e Fierit, të cilat unë i kam denoncuar me kohë. Thirreshin kompanitë nga Vali Bizhga, sikur të ishte shefe e supervizionit të punimeve. Pra të dy, janë minjtë që ikin kur mbytet anija për të mos u mbytur dhe vetë. Por ligji do të jetë i pamëshirë dhe ndaj tyre," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll