Politike

Berisha: Basha dhe pasardhësi i tij Salianji, njerëz të përdorur në shkallë ekstreme nga Rama

Në një bashkëbisedim me qytetarët, Berisha ka theksuar se procesi i bashkimit në parti është zhvilluar mbi moton për një PD më të hapur, më të fortë dhe më të bashkuar.

14 Shkurt 2026, 13:22 Nga I.A

Berisha: Basha dhe pasardhësi i tij Salianji, njerëz të

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha komentoi çështjen e përfshirjes së mbështetësve të Lulzim Bashës dhe Ervin Salianjit në proceset e Partisë Demokratike. Në një bashkëbisedim me qytetarët, Berisha ka theksuar se procesi i bashkimit në parti është zhvilluar mbi moton për një PD më të hapur, më të fortë dhe më të bashkuar.

Ai u shpreh se Basha dhe pasardhësi i tij, Salianji, janë përdorur në shkallë ekstreme nga Edi Rama dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me Partinë Demokratike.

"Natyrisht, ne kaluam në proces, siç e dini ju, dhe ky proces u zhvillua me një moto: Për një PD më të hapur, më të fortë, më të bashkuar. Kjo ishte motoja jonë. Unë nuk dua të harxhoj kohën e atyre që na ndjekin, por kjo moto ishte e domosdoshme sepse ajo që ndodhi me ne, sigurisht krijoi një përçarje dhe mendoj se ky proces u finalizua. Mendoj se demokratët u bashkuan. Por përsëri mbi bazën e kontributit që kanë unë nuk ja mohoj asnjeriu. Nuk bëhet fjalë këtu për Bashën dhe pasaardhësin e tij Salianji. Për këta nuk mund të bëhet fjalë se, këta janë fatkëqinj. Njerëz të përdorur në shkallë ekstreme nga Edi Rama. Mund të thuash janë deshër të errësirës. E patë se çfarë bëri Dash Sula. Këta janë një lloj Dash Sule me petkun e demokratit. Nuk kanë asgjë të përbashkët me PD-në, as njëri as tjetri," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll