Politike

"Projekti TID nuk ndalet"/ Përfundon takimi i Ramës me banorët e Durrësit: Ata që krijojnë probleme, i shkojnë nga pas një 80-vjeçari

Rama u shpreh i bindur se pavarësisht gjithçkaje projekti nuk do të ndalet dhe se do të verifikohen vetëm disa banesa të cilat dyshohet se kanë vlera kulturore.

14 Shkurt 2026, 13:01 Nga I.A

"Projekti TID nuk ndalet"/ Përfundon takimi i Ramës me

DURRËS- Takimi i kryeministrit Edi Rama me banorët e Durrësit që preken nga projekti TID ka përfunduar. Në një deklaratë për mediat, Rama u shpreh se është arritur dakordësia me 34 nga familjet që kundërshtojnë projektin.

Rama u shpreh i bindur se pavarësisht gjithçkaje projekti nuk do të ndalet dhe se do të verifikohen vetëm disa banesa të cilat dyshohet se kanë vlera kulturore.

Me 34 qytetarë të Durrësit përfaqësues të familjeve kemi folur rreth 2 orë e gjysmë. Biseda ka qenë kronstruktive, me opinione të ndryshme. 35 të tjerë atje që nuk përfaqësojnë qytetarët apo qytetin por vetëm hallin e një 80 e kusur vjeçari, krijojnë situata që janë qesharake e që tregojnë ku është katandisur ajo farë partie. Sa i përket problemit të vërtetë, ramë dakord se si do të ecim para qoftë me verifikimin e nevojshëm për disa objekte që mund të kenë vlera të trashëgimisë kulturore. Prishje do të ketë, projekti nuk do të ndalet, por duhet të një verifikim për disa shtëpi që mund të kenë vlerë kulturore. Janë edhe disa prona që nuk kanë marrë hipotekë edhe pse janë atje prej kohës”, tha Rama.

Projekti TID është një nismë e qeverisë shqiptare që synon të kthejë zonën arkeologjike të qytetit në një park të madh urban. Bashkia e Durrësit ka lajmëruar se më 16 shkurt duhet të largohen vullnetarisht nga banesa për të vijuar me realizimin e Projektit TID./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll