Politike

Berisha: Çdo shqiptar duhet ta ketë të qartë se krijimi i një fronti të gjerë është thirrje kohe

Në një bashkëbisedim me qytetarët, Berisha u shpreh asnjë lloj thirrje nuk përjashtohet nga mundësitë.  

14 Shkurt 2026, 13:41 Nga I.A
Berisha: Çdo shqiptar duhet ta ketë të qartë se krijimi i
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se çdo shqiptar duhet ta kuptojë rëndësinë e krijimit të një fronti të gjerë opozitar. Në një bashkëbisedim me qytetarët, Berisha u shpreh asnjë lloj thirrje nuk përjashtohet nga mundësitë.  

"Agron, të falënderoj shumë njëherë për kontributin tënd dhe për përpjekjet që ti bën. Jam absolutisht dakord me ty. Çdo shqiptar duhet ta ketë të qartë se krijimi i një fronti të gjerë është thirrje kohe, është thirrje ndërgjegje dhe nuk duhet askush ta shmangë. Të largojmë këtë të keqe. Natyrisht asnjë formë nuk përjashtohet dhe aty do arrihet. Kryengritja paqësore nuk ndalet më. Ka mendime nga më të ndryshme për format dhe variantet, po studiohet dhe do vendoset për to. Por unë të falënderoj për punën dhe përpjekjen e sinqertë që ti bën," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll